ibrahimi eshte koha qe bervenica te ndjeke modelin e zhelines per zhvillim e hapesira te gjelbra 68e97375a0361

Ibrahimi: Është koha që Bërvenica të ndjekë modelin e Zhelinës për zhvillim e hapësira të gjelbra

October 10, 2025
1 minut lexim

Në tubimin qendror të VLEN-it në Bërvenicë, njëri nga liderët e koalicionit, Zeqirija Ibrahimi, theksoi nevojën për zhvillim të qëndrueshëm dhe krijim të më shumë hapësirave të gjelbra në komunë, duke e marrë si shembull modelin e Komunës së Zhelinës.

“Ka ardhur koha që Komuna e Bërvenicës ta marrë si model Komunën e Zhelinës për zhvillim dhe zgjerimin e hapësirave të gjelbra,” tha Ibrahimi.

Ai shtoi se me Haqim Ramadanin si kryetar të ardhshëm dhe me listën e këshilltarëve të VLEN-it, të udhëhequr nga Nexhadi Shaini, si dhe me mbështetjen e pushtetit qendror të VLEN-it, zhvillimi i Bërvenicës është plotësisht i mundur.

“Në këtë mënyrë, ne po flasim për të ardhmen e fëmijëve tanë. Një zë për Bërvenicën!”, përfundoi Ibrahimi.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

elizabeth hurley ben shaka per rrezikun e perhershem te topthave te qimeve me billy ray cyrus dhe zbulon kush eshte me romantik 68e969f223419
Lajmi i mëparshëm

Elizabeth Hurley bën shaka për “rrezikun e përhershëm të topthave të qimeve” me Billy Ray Cyrus – dhe zbulon kush është më romantik

zhelina rreshtohet pas blerim sejdiut 68e973ef6d11e
Lajmi i radhës

Zhelina rreshtohet pas Blerim Sejdiut!

Të fundit nga

ShkoLartë