ibrahimi edhe ambasada e shqiperise ne shkup e mori vesh se shqipja nuk eshte zyrtare 69877f8b7ea27

Ibrahimi: Edhe Ambasada e Shqipërisë në Shkup e mori vesh se shqipja nuk është zyrtare

February 7, 2026
1 minut lexim

Në lidhje me zhurmën e shkaktuar nga opozita shqiptare për provimin e jurisprudencës, ka reaguar Zeqirija Ibrahimi.

Në reagimin e tij, Ibrahimi shkruan se “ra provimi i jurisprudencës e u pamë”, duke shtuar se pas disa viteve nga pretendimet se gjuha shqipe ishte bërë zyrtare, realiteti po dëshmon të kundërtën.

“Pas disa viteve, qëkur e kishin gënjyer kryeministrin e Shqipërisë se shqipja në RMV është bërë zyrtare, më në fund edhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup e mori vesh se shqipja te ne nuk qenka zyrtare dhe se një provim i jurisprudencës në shtetin tonë nuk mbaheshka edhe shqip për së paku dy dekada me radhë,” shkroi ai.

Sipas Ibrahimit, ky zhvillim tregon se çështja e përdorimit real të gjuhës shqipe në sistemin institucional mbetet problematike, pavarësisht deklarimeve politike të mëhershme.

“Askush nuk është vonë për ta kuptuar të vërtetën,” përfundon ai në reagimin e tij.

Çështja e statusit dhe përdorimit praktik të gjuhës shqipe në institucionet e Maqedonisë së Veriut ka qenë shpesh objekt debatesh politike dhe publike, veçanërisht në raport me zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

skandali qe tronditi dialogun kosove serbi lajcak i lidhur me epstein eksperti amerikan flet per pasojat 698757f44febf
Lajmi i mëparshëm

Skandali që tronditi dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak i lidhur me Epstein – eksperti amerikan flet për pasojat!

ndalimi i rrjeteve sociale macron truri i femijeve nuk eshte ne shitje 69877fc6116f8
Lajmi i radhës

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

Të fundit nga

Igor Tudor po largohet nga Tottenhami!

Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur pritet të ndahen me marrëveshje të përbashkët pas humbjes ndaj Nottinghamit dhe një humbjeje personale të rëndë Trajneri i Tottenham Hotspur, Igor Tudor, dhe klubi anglez pritet
ShkoLartë