i pari i futbollit boteror per kosove ndihem si ne shtepi 68e68598aa61a

I pari i futbollit botëror për Kosovë: Ndihem si në shtëpi 

October 8, 2025
1 minut lexim

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, është nderuar sot me Medaljen e Nderit nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në ceremoninë e organizuar në Hotel Emerald, krahas figurave të shquara nga sporti dhe politika, si dhe ekipit kombëtar të futbollit, i pranishëm ishte edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, i cili pas ceremonisë pati mundësinë të qëndrojë dhe ndajë diskutime me Infantinon, që njëherit është edhe anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

I pari i futbollit botëror, duke theksuar se po ndihet si në shtëpi sa herë që e viziton vendin tonë, ia dedikoi medaljen legjendës, Fadil Vokrri, për përkushtimin dhe insistimin e tij në anëtarësimin e Kosovës në UEFA e FIFA.

Mbështetjen e madhe të Infantinos dhënë futbollit të Kosovës e vlerësoi lart edhe presidentja Osmani, e cila përmendi edhe lobimin e madh të të ndjerit, Vokrri.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vrasja e gjyqtarit astrit kalaja zv kryetari i gjkko erjon bani duhen godina te reja qe te garantohet siguria ne gjykata 68e6853708b30
Lajmi i mëparshëm

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, zv.kryetari i GJKKO Erjon Bani: Duhen godina të reja që të garantohet siguria në gjykata

maqedonci prezanton fuqine goditese te droneve skydagger qe i pranoi sot fsk ja 68e685a328c38
Lajmi i radhës

Maqedonci prezanton fuqinë goditëse të dronëve SkyDagger që i pranoi sot FSK-ja

Të fundit nga

ShkoLartë