Dega e Doganës Durrës, gjatë kontrollit fizik në ambientet e një subjekti tregtar, i pajisur me autorizim për përdorimin e Regjimit të Përpunimit Aktiv, ka bllokuar mallra që u kishte kaluar afati i përdorimit, referuar datës së skadencës.
Nga punonjësit e doganës është bllokuar sasia 2.500 kg miell orizi, me datë skadence 01.04.2025 dhe sasia 5.150 kg miell për pica, me datë skadence 07.04.2025.
Dogana e Durrësit ka nisur procedurat, në bashkëpunim me strukturat e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në parashikim të kompetencave përkatëse, deri në asgjësimin e mallit.
Detaje tjera nuk u dhanë.
Burimi: botasot.info


