i kerkoi te linte lojen dhe te kthehej me te ne shtepi miri reagon per here te pare per takimin e selin me te emen 69e85f7852f3a

I kërkoi të linte lojën dhe të kthehej me të në shtëpi/ Miri reagon për herë të parë për takimin e Selin me të ëmën

April 22, 2026
1 minut lexim

Mbrëmjen e sotme në ‘Post-BBVIP’, Miri ka shprehur shqetësimin e tij për një nga situatat e ndodhura brenda në shtëpinë e Big Brother VIP.

Ish-finalisti u shpreh se do të kishte dashur të reagonte, kur Selin u takua me mamanë e saj dhe kjo e fundit i kërkoi të linte shtëpinë.

Miri iu drejtua moderatorit Ledion Liço se akuzat që mamaja e saj kishte për lojën e Mirit dhe Rogertit kishin nevojë për një përgjigje prej tij.

Ledion Liço: Miri, ti mendon se të kam pasur edhe ty inat?

Miri: Jo, nuk mendoj se ke pasur inat, po ke mbajtur disa qëndrime kundër sjelljes time. Në disa momente nuk më është dukur e drejtë, se kur erdhi mami i Selin, nuk na dhe mundësi për të folur, se ajo ishte akuzuese drejtpërdrejt për ne të dy. Nuk na le mundësinë që ne të thonim diçka, se ne mund të kërkonim falje që në fillim, por ti shkove në situatën tjetër.

Selin: Kush do ta sqarojë diçka e ngre zërin e tij.

Miri: Unë mezi po e prisja që ju do të thonit: Miri, çfarë mendon ti për këtë?

Selin: Kush do të sqarohet çohet në këmbë edhe i thotë Ledionit që nuk kalohet kjo situatë pa u sqaruar.

Miri: Ne nuk e dimë se si ishte reagimi jashtë dhe a kishte mundësi që të ma jepje fjalën për atë gjë.

Arbër: Ka momente që koha është e kufizuar, edhe ty nuk të ka penguar të dalësh para kamerës edhe të thuash çfarë të duash, edhe s’e kuptoj që do të gjesh fajin te Ledioni. Ti ke folur sa ke dashur.

Miri: Unë thashë vetëm për këtë situatë, se kjo gjë ishte e jashtëzakonshme.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

sot mblidhen 9 komisione te kuvendit ne agjende projektligje te shumta 69e85cf8d3f0b
Lajmi i mëparshëm

Sot mblidhen 9 komisione të Kuvendit, në agjendë projektligje te shumta

ARTAN GRUBI
Lajmi i radhës

VLEN: Kutia e zezë, Grubi e mban peng Ahmetin!

Të fundit nga

Trump: Zgjatet armëpushimi SHBA-Iran

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA-të do të zgjasin armëpushimin me Iranin, me kërkesë të Pakistanit, dhe do të vazhdojnë bllokadën e porteve iraniane. Po ashtu Trump ka theksuar se
ShkoLartë