i gjeten ne shtepi mbi 2 kg droge arrestohet haracinasi 25 vjec 6a648c3153da9

I gjetën në shtepi mbi 2 kg drogë, arrestohet haraçinasi 25-vjeç

July 25, 2026
1 minut lexim
drog

Një person është arrestuar në Haraçinë të Shkupit, pasi gjatë një bastisjeje policia gjeti mbi dy kilogramë marihuanë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
“Sot, më 24.07.2026, zyrtarë policorë nga Njësia për Luftimin e Tregtisë së Paligjshme dhe Njësia e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup, me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të B.N. (25) nga Haraçina e Shkupit.

Gjatë bastisjes janë gjetur mbi dy kilogramë lëndë narkotike marihuanë, si dhe një peshore digjitale me mbetje marihuane.

B.N. është privuar nga liria dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 215 të Kodit Penal, në procedurë urgjente”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

policia kufitare ne gjevgjeli parandaloi nje tentative per kontrabandimin e shtate migranteve 6a648ae1adc9c
Lajmi i mëparshëm

Policia kufitare në Gjevgjeli parandaloi një tentativë për kontrabandimin e shtatë migrantëve

Të fundit nga

ShkoLartë