arrestohet shtetasi i kosoves ne ulqin dyshohet se vidhte neper plazhe 6a64a2b375d13

Arrestohet shtetasi i Kosovës në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

July 25, 2026
1 minut lexim

Një shtetas nga Kosova, me inicialet G.R. (47-vjeç), është arrestuar në Ulqin, nën dyshimin se ka kryer disa vjedhje në zonën e Plazhit të Madh dhe Plazhit të Vogël.

Sipas Drejtorisë së Policisë, ndaj tij ishte lëshuar më herët një fletarrest lokal.

“Gjatë kontrollit të banesës që përdorte i dyshuari, policia gjeti një pjesë të sendeve të vjedhura nga raste të mëparshme, për të cilat dyshohet se janë marrë në territorin e Ulqinit. Po ashtu, u sekuestrua edhe një pako me lëndë narkotike të dyshuar si heroinë”, ka njoftuar Policia malazeze.

Hetimet paraprake tregojnë se G.R. dyshohet se ka kryer tri vjedhje në zonën e Plazhit të Madh dhe Plazhit të Vogël, duke u marrë qytetarëve para, telefona celularë, çelësa automjetesh, biçikleta, pije të shtrenjta alkoolike, cigare, si dhe sende të tjera personale.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

i gjeten ne shtepi mbi 2 kg droge arrestohet haracinasi 25 vjec 6a648c3153da9
Lajmi i mëparshëm

I gjetën në shtepi mbi 2 kg drogë, arrestohet haraçinasi 25-vjeç

programi dyfisho sipermarrjen tende kociu bizneset mund te perfitojne kredi deri ne dy milione euro 6a64a32f1d398
Lajmi i radhës

Programi “Dyfisho sipërmarrjen tënde” – Koçiu: Bizneset mund të përfitojnë kredi deri në dy milionë euro

Të fundit nga

ShkoLartë