Reperi amerikan P Diddy mund të dënohet me 1-3 burg dhe avokati i tij mund t’i kërkojë gjykatësit që ta kryejë dënimin në shtëpi.
Drejtuesi i ekipit ligjor të reperit, tha se ai ka nevojë dhe dëshiron të kryejë terapi për problemet me inatin dhe abuzimin me substancat, ndërsa shton se burgjet nuk janë të pajisur për të siguruar ndihmën e duhur në këto fusha.
I pyetur nëse do t’i kërkojë gjykatësit që reperi ta kryejë dënimin në shtëpi, ai tha se ekziston si mundësi.
Më tej, vijoi se tanimë po mbledh një ekip “jashtë” për t’i siguruar Diddy ndihmën që i duhet dhe shtoi se do ta vendoste terapinë si kusht për “lirim nën vëzhgim”.
Diddy i ka thënë avokatit të tij se është i vetëdijshëm që i nevojitet terapia dhe ka jetuar me “mungesa”. Avokati u shpreh se Diddy është betuar që do të përfitojë nga qëndrimi në burg për të zgjidhur këto probleme.
Mes të tjerash ai sqaroi dhe deklaratën e dhënë për CBS Neës se klienti i tij mund ta festonte lirimin nga burgu me një rikthim në skenë. Ai tha se Diddy ka çështje të rëndësishme personale.
Sipas tij, prioriteti kryesor i ekipit ligjor është që t’i sigurojnë reperit një dënim të drejtë që ai të shlyejë dëmin ndaj shoqërisë sa më shpejt të jetë e mundur dhe kur të dalë, nuk do të jetë i përqendruar te muzika.
Avokati shprehet se Diddy do të kalojë kohë me familjen dhe të dashurit e tij, pra shtatë fëmijët dhe nënën që e kanë mbështetur gjatë gjithë betejës ligjore.
Kur ai të ndiejë se janë në një moment të mirë, do të bëjë diçka të veçantë, ndoshta një koncert në Madison Square Garden, edhe pse kjo nuk është e sigurt.
Burimi: botasot.info


