i dha ndihmen e pare te aksidentuarve ne tirane proda nderon efektivin me certifikate 68fbb9559ad13

I dha ndihmën e parë të aksidentuarve në Tiranë, Proda nderon efektivin me certifikatë

October 24, 2025
1 minut lexim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, pas mesazheve të dërguara nga disa qytetarë kalimtarë të rastit, prezentë në një aksident rrugor mëngjesin e djeshëm, në aksin Elbasan–Tiranë, të cilët panë reagimin e një punonjësi policie jashtë detyre, por që me profesionalizëm dhe humanizëm ndërhyri për t’u dhënë ndihmë të aksidentuarve dhe për të shmangur përfshirjen në aksident të automjeteve të tjera, ka falënderuar dhe i ka akorduar Nënkomisarit Paulin Drolla Certifikatën për Shërbime të Dalluara.

“Të jesh punonjës policie është mision ligjor dhe human, është shërbim ndaj qytetarëve në çdo kohë, si në detyrë ashtu edhe jashtë saj.

Ju përgëzoj publikisht për veprimin tuaj, një veprim që rrit besimin dhe respektin e qytetarëve ndaj Policisë së Shtetit dhe i jep kuptim misionit tonë.

Rastet e shumta pozitive gjatë muajve të fundit na motivojnë të bëjmë akoma më shumë e më mirë në shërbim të qytetarëve dhe të ligjit.

Vlerësimi nga qytetarët lartëson figurën e punonjësit të Policisë dhe është shpërblimi më i çmuar për sakrificën dhe përkushtimin e tij.

Inkurajoj çdo punonjës policie që t’u shërbejë me ndershmëri qytetarëve, të jetë gjithmonë i gatshëm, human e profesional për t’u ardhur në ndihmë atyre.

Mirënjohje dhe respekt për çdo punonjës policie që sakrificën, humanizmin dhe ndershmërinë i ka pjesë të përditshmërisë së tij”, tha Ilir Proda.

Nënkomisari Paulin Drolla, me detyrë shef rendi në Komisariatin e Policisë Vlorë, gjatë udhëtimit drejt Tiranës për ndjekjen e një trajnimi në Akademinë e Sigurisë, në dalje të tunelit të Krrabës, konstatoi një aksident rrugor ku ishin përfshirë dy automjete, njëri prej të cilëve kishte dalë nga rruga dhe brenda ndodhej një person i dëmtuar.

Duke qenë me veshje civile, Nënkomisar Drolla u prezantua si punonjës policie, veshi një jelek me mbishkrimin “Policia”, njoftoi ambulancën dhe shërbimet e Policisë Rrugore, si dhe mori masa për të shmangur përfshirjen e mjeteve të tjera, pasi njëri nga drejtuesit e automjeteve kishte dëmtime fizike dhe pamundësi për të lëvizur.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

adnan azizi ali ahmetit ne vend qe te reflektoni pas humbjes po i fyeni shqiptaret 68fbb7f3280a3
Lajmi i mëparshëm

Adnan Azizi – Ali Ahmetit: Në vend që të reflektoni pas humbjes, po i fyeni shqiptarët!

barcelona me mungesa real it i kthehen yjetne el clasico 68fbb9b410768
Lajmi i radhës

Barcelona me mungesa, Real-it i kthehen ‘yjet’në ‘El Clásico’

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë