hyseni gati per llapin ne sfiden me driten 68b4a4d4809b5

Hyseni gati për Llapin në sfidën me Dritën

August 31, 2025
1 minut lexim

Llapi është para sprovës së madhe me kampionin në fuqi Dritën e Gjilanit. 

Përballja luhet nesër në orën 16.30 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Sulmuesi Muhamet Hyseni është gati për sfidën e nëserme.  

“Klubi Futbollistik Llapi ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin e sulmuesit Muhamet Hyseni, i cili vjen në formë huazimi nga klubi danez AC Horsens deri në fund të këtij edicioni.

Golashënuesi më i mirë i Superligës 2023/24 me 26 gola, pjesë e formacionit të vitit dhe Kombëtares së Kosovës, ka zgjedhur të rikthehet në ekipin e zemrës, ndonëse kishte oferta të shumta edhe nga klube të tjera.

Dokumentacioni tashmë është kompletuar dhe ‘Momo’ do të jetë i gatshëm të ndihmojë ekipin që nga ndeshja e nesërme derbi ndaj Dritës.

Mirë se erdhe në shtëpi, Momo! Na priftë e mbara dhe me sa më shumë gola për klubin tënd të zemrës” ,  njofton KF Llapi..

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

reshjet permbyten vloren blloqet e banimit te mbuluar nga balta asnje nga bashkia nuk ka ardhur 68b4a47be2d9e
Lajmi i mëparshëm

Reshjet përmbytën Vlorën, blloqet e banimit të mbuluar nga balta: Asnjë nga bashkia nuk ka ardhur!

paralajmerimi i rrezikshem mbi ajsbergun me te madh ne bote tani i dukshem nga hapesira 68b4a4e8c26bc
Lajmi i radhës

​Paralajmërimi i rrezikshëm mbi ajsbergun më të madh në botë, tani i dukshëm nga hapësira

Të fundit nga

ShkoLartë