Humbjet nga hakimet e kriptomonedhave arritën 2.2 miliardë dollarë këtë vit

December 20, 2024
1 minut lexim

Fondet e vjedhura nga hakimi i platformave të kriptomonedhave u rritën me 21 përqind këtë vit në 2.2 miliardë dollarë sipas një raporti të kompanisë së analizës së blockchain Chainalysis.

Sasia e hakimeve tejkaloi 1 miliardë dollarë për vitin e katërt me radhës ndërsa numri i incidenteve u rrit në 303 nga 282 në 2023. Vitin e kaluar hakerët kishin vjedhur 1.8 miliardë dollarë.

Shtimi i hakimeve vjen ndërsa Bitcoin u rrit me 140 përqind këtë vit për të tejkaluar nivelin e 100 mijë dollarëve me mbështetjen e investitorëve institucionalë por edhe të presidentit të zgjedhur Amerikan Donald Trump.

Kompromentimi i çelësave privatë ishte forma më e zakonshme e hakimeve ndërsa pjesa më e madhe e aseteve të vjedhura ishin në platforma të centralizuara.

Mes hakimeve më të mëdha janë ajo e bursës Japoneze DMM Bitcoin në Maj dhe humbja e 235 milionë dollarëve nga bursa Indiane WazirX në Korrik.

Hakimet e kriptomonedhave lidhur me Korenë e Veriut u dyfishuan krahasuar me një vit më parë në një nivel rekord prej 1.3 miliardë dollarësh në vitin 2024, tha Chainalysis.

Kriptomonedhat i lejojnë Koresë së Veriut të anashkalojë sanksionet ndërkombëtare, shpreheshin Kombet e Bashkuara. Vendi në mënyrë rutinore mohon përfshirjen në hakimet kibernetike ose grabitjet e kriptove. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Do “çmendet” rrjeti, banorët nisin përgatitjet për këngën e BBVK3

Të fundit nga

Si po lëkundet rendi liberal kudo në Perëndim

Në mbarë botën perëndimore, rendi liberal po humb terren, ndërsa partitë e qendrës së majtë përballen me sfida të mëdha nga elektorati, rivalët politikë dhe ndryshimet sistemike. Idealet dikur dominuese, si globalizimi,

Volejbollisti përplaset me arbitrin duke e rrëzuar

Ndeshja e Ligës së Kampionëve të volejbollit për meshkuj ndërmjet Perugias dhe Saint-Nazaire u arbitrua nga rumuni Paul Catalin Szabo-Alexi dhe gjermani Benedikt Geukes. Gjatë sfidës francezi Henri Leon në tentativë për të rikuperuar
ShkoLartë