humbje te shumefishta cka tha osmani per jusuf e bardhosh gervallen dhe kadri zeken 696bae1f063e3

​“Humbje të shumëfishta”, çka tha Osmani për Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën?

January 17, 2026
min lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka bërë homazhe në nderim të Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.

Osmani deklaron se 17 janari shënon një ditë humbjesh të mëdha por njëherësh edhe ditë krenarie që lidhen me këto figura të rëndësishme kombëtare.

Ajo tha se 17 janari është një prej ditëve më të kobshme për kombin tonë dhe për popullin tonë. Sipas saj, është dita kur u vranë mizorisht Jusuf e Barshosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, e po ashtu është dita kur humbëm heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriotin Skënderbeu, raporton kp.

Një ditë e humbjeve të shumëfishta

“17 janari është një prej ditëve më të kobshme për kombin tonë, për popullin tonë. Është dita kur u vranë mizorisht Jusuf e Barshosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, njëkohësisht është dita edhe kur u vra edhe Smajl Hajdaraj. E po ashtu është dita kur humbëm heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriotin Skënderbeu. Një ditë e humbjeve të shumëfishta, por njëkohësisht një ditë e një krenarie të madhe për kombin tonë. Sot jemi në Dubovik dhe pastaj do të jemi edhe në Prishtinë për të nderuar Jusuf e Bardhosh Gërvallen dhe Kadri Zekën, të cilët dëshmuan se Kosovën e deshën më shumë se sa jetën e tyre. Ata u shndërruan në zërin e një populli të robëruar dhe në kohë shumë të rënda rrezikuan gjithçka dhe u shndërruan në flakadanë të lirisë sonë. Ishte pikërisht sakrifica e tyre që e trasoj rrugën përpara të popullit tonë, në mënyrë që ne sot ta gëzojmë këtë shtet për të cilin ata dhanë gjithçka. Lavdi e përjetshme për Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën”, deklaroi Osmani.

Homazhe dhe lule të freskëta te varret e Jusuf e Bardhosh Gërvallës, në fshatin Dubovik kanë bërë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

17 janari i vitit 1982, është dita kur u vranë në një atentat vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Edhe pse kanë kaluar 44 vjet, ajo ditë mbetet përgjithnjë e freskët me zinë e saj jo vetëm për familjet, por edhe për një numër njerëzish që kanë qenë të lidhur shpirtërisht e organizativisht me veprimtarët.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

openai nis testimin e reklamave ne chatgpt 696badf191dfe
Lajmi i mëparshëm

OpenAI nis testimin e reklamave në ChatGPT

aeroplani me 11 persona ne bord zhduket nga radaret autoritetet ne indonezi nisin kerkimet 696bae3467290
Lajmi i radhës

Aeroplani me 11 persona në bord zhduket nga radarët/ Autoritetet në Indonezi nisin kërkimet

Të fundit nga

ShkoLartë