humbi jeten teksa po luante ne kalceto percillet per ne banesen e fundit 42 vjecari ne vlore 694fc4f68d467

Humbi jetën teksa po luante në kalçeto, përcillet për në banesën e fundit 42-vjeçari në Vlorë

December 27, 2025
1 minut lexim

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në një kalçeto në fshatin Novosel, ku humbi jetën një 42-vjeçar, sot është zhvilluar ceremonia mortore e të riut Besfort Ruanaj.

Ngjarja ndodhi në ambientet e kalçetos, ku sipas administratorit të saj, i cili ka folur për Top Channel, goditja me top në kraharor e 42-vjeçarit ka qenë e lehtë dhe ai nuk dyshon se vdekja ka ardhur si pasojë e kësaj goditjeje. Ndërkohë, në këtë kalçeto i riu kishte shkuar për herë të parë për të luajtur, po ashtu edhe shokët e tij nuk vinin shpesh për të luajtur në kalçeton e fshatit Novosel.

Pasi ai ra në tokë, ishte e pamundur të jepeshin ndihmat e para, por sipas mjekëve, kur mbërriti ambulanca, ai ishte pa jetë. Trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit të Vlorës. Ndërkohë, pritet edhe përgjigjja e analizave të autopsisë për të verifikuar shkakun e vdekjes.

Pra, i riu ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë arresti kardiak. Nga ana tjetër, burime nga Spitali i Vlorës bëjnë me dije se pritet ekspertiza mjeko-ligjore, e cila nga verifikimet e para lë të kuptohet se vdekja e 42-vjeçarit mund të ketë ardhur pikërisht nga arresti kardiak.

Sot, rreth orës 11:00, në Drashovicë të qytetit të Vlorës është kryer edhe ceremonia mortore, ku i riu është përcjellë për në banesën e fundit nga të afërmit, miqtë dhe familjarët e tij.

42-vjeçari prej vitesh jetonte dhe punonte si emigrant në Gjermani.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

se mos dridhen duart kur te besh qitje miri i fluturon puthje kristit do vish te perkedhel ty 694fb253d35b6
Lajmi i mëparshëm

“Se mos dridhen duart kur të bësh qitje”/ Miri i “fluturon” puthje Kristit: Do vish të përkëdhel ty?

media serbe vajton humbjen dhe fotografine kjo u prit me denim nga shqiptaret 694fc55340f34
Lajmi i radhës

Media serbe vajton humbjen dhe fotografinë: Kjo u prit me dënim nga shqiptarët

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë