humb jeten gjeologu italian gjate nje ekspedite shkencore ne alaska 68bc8ef8b6a78

Humb jetën gjeologu italian gjatë një ekspedite shkencore në Alaska

September 6, 2025
1 minut lexim

Një aksident tragjik i ka marrë jetën gjeologut të njohur italian, Riccardo Pozzobon, gjatë një ekspedite shkencore në Akullnajën Mendenhall, Alaska. 40-vjeçari, i cili ishte profesor në Universitetin e Padovës dhe ekspert i gjeologjisë planetare, ishte pjesë e një projekti kërkimor të mbështetur nga National Geographic.

Pozzobon kishte mbërritur në SHBA më 26 gusht, bashkë me dy kolegë, për të studiuar ndryshimet strukturore të akullnajës në funksion të eksplorimeve hapësinore. Por më 2 shtator, gjatë eksplorimit në terren, ai rrëshqiti dhe ra në një zgavër të thellë natyrore të akullit, të njohur si “lavaman”. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të ekipeve të shpëtimit, kërkimet janë ndërprerë pa mundur të gjendet trupi i tij.

Pozzobon ishte një figurë me ndikim në shkencën ndërkombëtare. Ai kishte bashkëpunuar me ESA-n dhe trajnuar astronautë për misione në Hënë dhe Mars. Studimet e tij të fundit kishin fituar vëmendje të gjerë, sidomos publikimi në revistën Nature në vitin 2024.

Universiteti i Padovës dhe komuniteti shkencor ndërkombëtar janë tronditur nga humbja. “E humbi jetën duke ndjekur pasionin e tij më të madh,” tha rektorja Daniela Mapelli. Pozzobon lë pas partneren, Claudia, dhe një djalë të vogël. Për të ndihmuar familjen, është hapur një fond donacionesh nga Shoqëria Gjeologjike Italiane.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

atentati qe la te vdekur ne vend 34 vjecarin kristian kola gjendet nje motor i djegur ne shkoder dyshohet se i perket autoreve 68bc8e84102dc
Lajmi i mëparshëm

Atentati që la të vdekur në vend 34-vjeçarin Kristian Kola, gjendet një motor i djegur në Shkodër. Dyshohet se i përket autorëve

rritja e cmimeve ne greqi mitsotakis pakete masash me vlere 1 6 mld euro reforme e guximshme 68bc90a78b4ba
Lajmi i radhës

Rritja e çmimeve në Greqi, Mitsotakis paketë masash me vlerë 1.6 mld euro: Reformë e guximshme

Të fundit nga

ShkoLartë