MICKOSKI 1

Hristijan Mickoski: AMV forcohet, STRYKER si simbol i modernizimit dhe partneritetit me SHBA-në

March 25, 2026
1 minut lexim

“Do të doja, në emrin tim, të shpreh kënaqësinë që më në fund STRYKER janë këtu dhe që do të vijnë edhe sasi shtesë, me çka do të forcohet ndjeshëm kapaciteti i ushtrisë maqedonase. Falënderim i madh për ushteinë, për ushtarët, për eprorët, për gjeneralët, për Ministrinë e Mbrojtjes, për ministrin, për njerëzit rreth tij, zëvendësin, sekretarin shtetëror, kolegët nga Qeveria dhe sigurisht një falënderim i madh gjithashtu për partnerët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ambasadën e SHBA-së tek ne për gjithë mbështetjen dhe logjistikën që na japin. Kjo për ne ka shumë rëndësi, përmirëson praktikisht operativitetin dhe rrit mobilitetin e vetë armatës dhe në këtë mënyrë bëhemi më konkurrues krahasuar me armatat e tjera. Ne si Qeveri do të vazhdojmë edhe në të ardhmen të investojmë në Armatën tonë maqedonase, vlerësojmë se kjo është shumë e rëndësishme. Dëshirojmë të kemi pajisje të reja dhe moderne, natyrisht brenda mundësive të buxhetit dhe të gjitha kritereve që kërkohen të përmbushen deri në vitin 2032 nga ana jonë. Ajo që tani përfaqëson minimumin, ne jemi shumë mbi atë minimum dhe jemi ndër vendet që investojnë më shumë se ai minimum që deri më tani ishte 2% e BPV-së, ndryshe nga disa vende të tjera që ende nuk e kanë arritur atë minimum. Prandaj, edhe një herë uroj për të gjitha këto dhe u dëshiroj që të përdoren me sukses dhe në këtë mënyrë të vazhdojmë ta pajisim Armatën tonë maqedonase”, ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski.

 

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gjithe te mirat kosove me foto nga aeroporti ambasadori i be se mbyll mandatin ne kosove 69c3c4af1ad97
Lajmi i mëparshëm

“Gjithë të mirat Kosovë”- Me foto nga aeroporti, ambasadori i BE-së mbyll mandatin në Kosovë

TERMET
Lajmi i radhës

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoni, këtë mesditë është ndjerë një tërmet. Qendra Sizmiologjike Euro-Mesdhetare e ka evidentuar tërmetin me magnitudë 2,7 ballë, në rajonin e Shkupit, konkretisht 14 km në lindje të Shkupit, me thellësi

Grekët irritohen me shqiptarët, ja arsyeja

Futbollisti Stavro Pilo ishte një nga afrimet e reja në Kombëtare, duke forcuar në këtë mënyrë edhe më shumë krahun e majtë të mbrojtjes, aty ku aktivizohet Mario Mitaj dhe deri më
ShkoLartë