hoxha takim me ministrin e ekonomise dhe digjitalizimit ne rumani 6aef14dfacc81

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani

November 7, 2026
1 minut lexim

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Catalin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit, Sipërmarrjes dhe Turizmit të Rumanisë.

Ministrat u fokusuan në mënyrat se si marrëdhëniet e shkëlqyera politike mes dy vendeve mund të përkthehen në një partneritet ekonomik më të fortë.

Ministri Hoxha deklaroi se ekziston ende një potencial i konsiderueshëm, i pashfrytëzuar për rritjen e shkëmbimeve tregtare, tërheqjen e investimeve dhe forcimin e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë mes bizneseve të dy vendeve.

“Identifikuam mundësi premtuese në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit, shërbimeve digjitale, industrisë prodhuese dhe turizmit”, shkroi Hoxha në rrjetin social X pas takimit.

“Prioriteti tani është që këtë potencial ta shndërrojmë në rezultate konkrete, përmes një agjende të dedikuar biznesi për vitin 2027, angazhimit të drejtpërdrejtë B2B dhe partneriteteve që sjellin përfitime të prekshme për të dyja ekonomitë”, përfundoi Ministri i Jashtëm.

Më herët, Hoxha u takua edhe me Ministrin e Jashtëm të Rumanisë, Dan Neculaescu, si dhe me Ministrin e Investimeve dhe Projekteve Evropiane, Alexandru-Mihai Ghigiu, me fokus mbështetjen teknike të Rumanisë në rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bdi per konkursin ne akademine ushtarake perfaqesimi i shqiptareve eshte cenuar shabani kete realitet e kemi trasheguar nga ju 6aef14560c20a
Lajmi i mëparshëm

BDI për konkursin në Akademinë Ushtarake: Përfaqësimi i shqiptarëve është cenuar! Shabani: Këtë realitet e kemi trashëguar nga ju

miller merr drejtimin e shtepise se bardhe te henen cfare pritet 6aef1578af1ce
Lajmi i radhës

Miller merr drejtimin e Shtëpisë së Bardhë të hënën: çfarë pritet

Të fundit nga

ShkoLartë