bdi per konkursin ne akademine ushtarake perfaqesimi i shqiptareve eshte cenuar shabani kete realitet e kemi trasheguar nga ju 6aef14560c20a

BDI për konkursin në Akademinë Ushtarake: Përfaqësimi i shqiptarëve është cenuar! Shabani: Këtë realitet e kemi trashëguar nga ju

November 7, 2026
1 minut lexim

BDI ka reaguar lidhur me konkursin e fundit në Ministrinë e Mbrojtjes, duke kritikuar përfaqësimin e shqiptarëve dhe duke ia atribuuar përgjegjësinë për situatën pushtetit aktual duke theksuar se në vitin 2012, nga gjithsej 25 kadetë të pranuar, 12 ishin shqiptarë, 12 maqedonas dhe një boshnjak.

Partia kundërshton edhe arsyetimin e Ministrisë së Mbrojtjes se kandidati shqiptar është renditur në vendin e 43-të në listën e rangimit që sipas tyre, Ministria është dashur ta pranonte kandidatin në fjalë, në respektim të frymës dhe parimeve të Marrëveshjes së Ohrit dhe përfaqësimit të drejtë e adekuat.

Ndërkohë, zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani, ka reaguar ndaj kritikave të BDI-së lidhur me përfaqësimin e shqiptarëve në Akademinë Ushtarake, duke akuzuar këtë parti se po krijon përshtypje të rreme për diskriminimin e shqiptarëve.

Shabani thekson se gjatë periudhës kur Talat Xhaferi ishte në pozita drejtuese në Ministrinë e Mbrojtjes, Akademia Ushtarake ishte nën moratorium, ndërsa në vitet e mëvonshme aplikonin vetëm një ose dy kadetë shqiptarë në vit.

Ai pranon se rënia e numrit të kandidatëve shqiptarë është shqetësuese, por thotë se zgjidhja kërkon qasje sistematike dhe orientimin e të rinjve drejt karrierës ushtarake që nga shkolla e mesme.

Në fund, Shabani i bën thirrje BDI-së të ndalojë, siç shprehet ai, manipulimet dhe pretendimet se shqiptarët po diskriminohen në Akademinë Ushtarake.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

leonora jakupi reagon pas perplasjes mes vajzave ne bbvk 5 po te degjohesha une tiktok do ta hiqja nga perdorimi 6aeef9b0a9add
Lajmi i mëparshëm

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

hoxha takim me ministrin e ekonomise dhe digjitalizimit ne rumani 6aef14dfacc81
Lajmi i radhës

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani

Të fundit nga

ShkoLartë