hoxha pret ambasadoren e re te be se zgjerimi nje sukses i perbashket 6a9c0230d4af3

Hoxha pret ambasadoren e re të BE-së: Zgjerimi, një sukses i përbashkët

September 5, 2026
1 minut lexim

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar takimin e parë me ambasadoren e re të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxha bëri të ditur se në fokus të bisedës ishte procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE, përgatitjet për hapat e ardhshëm dhe rëndësia e ruajtjes së ritmit të negociatave.

“Edhe pse mund të jetë e shtunë dhe një ditë e bekuar, në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në BE nuk ka pauzë dhe kohë të lirë”, shkroi Hoxha.

Ministri theksoi angazhimin e Shqipërisë për vijimin e reformave dhe përparimin në të gjithë kapitujt negociues, duke nënvizuar se procesi i anëtarësimit duhet të mbështetet te merita, rezultatet dhe besimi i ndërsjellë.

Sipas Hoxhës, Shqipëria synon të përmbyllë negociatat dhe të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian brenda kësaj dekade.

“Përmes reformave, ne sjellim më shumë Evropë në Shqipëri çdo ditë, ndërsa ecim me vendosmëri dhe qartësi drejt përfundimit të negociatave dhe objektivit tonë historik për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian brenda kësaj dekade”, u shpreh ministri.

Në përfundim të mesazhit, Hoxha i uroi mirëseardhjen ambasadores së re të BE-së në Shqipëri, duke e cilësuar zgjerimin si një sukses të përbashkët.

“Zgjerimi është një sukses i përbashkët: më shumë përparim për Shqipërinë, por edhe një investim strategjik për një Evropë më të fortë, më të sigurt dhe më të bashkuar”, përfundoi ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ministre ne detyre apo deputete kjo eshte pergjigjja e mimoza kusari liles 6a9c01b3c792b
Lajmi i mëparshëm

​Ministre në detyrë apo deputete? Kjo është përgjigjja e Mimoza Kusari-Lilës

prokurori i pergjithshem i ukraines dyshohet se eshte i perfshire ne nje skandal te ri korrupsioni 6a9c0290461d5
Lajmi i radhës

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës dyshohet se është i përfshirë në një skandal të ri korrupsioni

Të fundit nga

ShkoLartë