hoxha i pergjigjet bdi se nuk ka punesime maqedonasish jane avancime te vjetra se shpejti punesohen 20 shqiptare te rinj 686be066191d0

Hoxha i përgjigjet BDI-së: Nuk ka punësime maqedonasish, janë avancime të vjetra, së shpejti punësohen 20 shqiptarë të rinj!

July 7, 2025
1 minut lexim

Shkup, 7 korrik – Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka reaguar pas kumtesës së BDI-së, në të cilën thuhet se në Ministrinë e Bujqësisë janë punësuar 10 shqiptarë dhe asnjë maqedonas. Hoxha ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për punësime të reja, por për avancime të stafit ekzistues.

“Fillimisht një sqarim: nuk bëhet fjalë për punësime të reja, por për avancime të brendshme të stafit ekzistues në Ministrinë e Bujqësisë. Dhe për ta bërë edhe më të qartë: unë jam në detyrë vetëm tre javë. Këto janë procedura të nisura shumë kohë më parë, kur përgjegjës për sektorin ishte dikush tjetër”, thekson Hoxha.

Ai ka adresuar edhe përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të ish-zëvendësministrit të emëruar nga ASH e Arben Taravarit, duke thënë se për afro një vit nuk ka bërë asnjë përpjekje për të avancuar kuadrot shqiptare, duke u mjaftuar vetëm me emërimin e një shoferi personal.

“Sot në ministri ke shqiptarë që punojnë prej 10-15 vitesh me titullin ‘pomlad sorabotnik’, sepse kështu i ka lënë BDI-ja e Ali Ahmetit dhe Bujar Osmanit, partnerët më të rinj të z. Arben Taravari”, thotë ai, duke akuzuar për sabotim edhe njerëzit e afërt të Taravarit që, sipas tij, gjatë këtij viti kanë penguar çdo përpjekje për barazi në punësim dhe avancim.

Por Hoxha jep edhe një lajm të mirë për qytetarët. “Ua kemi prishur planet! Së shpejti, në Ministrinë e Bujqësisë do të fillojnë punë 20 shqiptarë të rinj, përmes procedurave të rregullta dhe të merituara. Gjithashtu, brenda këtyre tre javëve, kam detektuar edhe problemin sistematik të neglizhencës ndaj administratorëve shqiptarë. Shumë shpejt do të nisim procedurat konkrete për avancimin e tyre të ligjshëm dhe të merituar”.

Zëvendësministri thekson se ndryshe nga paraardhësit, të cilët kanë pasur vite për të vepruar, ai dhe ekipi i tij do të sjellin rezultate në pak javë “Spinat e frontmenëve nuk na dekurajojnë. Përkundrazi, na motivojnë. Po punoj me ndershmëri, do të vazhdoj me përkushtim, dhe nuk do të hesht përballë asnjë padrejtësie”, përfundon reagimin Albrim Hoxha.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mucunski ne hage holanda deshiron ta shohe maqedonine e veriut te integruar ne be 686bd9236433d
Lajmi i mëparshëm

Mucunski në Hagë: Holanda dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut të integruar në BE

sezoni turistik kontroll ne shengjin per abuzimet me hapesirat publike dhe cmimet e parkingjeve 686be9c6c6165
Lajmi i radhës

Sezoni turistik/ Kontroll në Shëngjin për abuzimet me hapësirat publike dhe çmimet e parkingjeve

Të fundit nga

ShkoLartë