horror ne durres gjenden te braktisur prej ditesh 3 femije te mitur polici i shoqeron drejt spitalit 6963fbf6a6eb9

Horror në Durrës/ Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur. Polici i shoqëron drejt spitalit

January 11, 2026
1 minut lexim

Një rast i rëndë ka ndodhur në zonën e Plazhit në Durrës, ku 3 fëmijë të mitur janë gjetur nga banorë të zonës, të cilët ishin braktisur nga nëna e tyre, e divorcuar.

Shiç shihet në këtë video, fëmijët shihen të braktisur në apartamentin e tyre në zonën e Durrësit, ndërsa shtëpia e tyre është e rrëmujshme. Sipas banorëve të zonës ata kishin disa ditë që nuk kishin ngrënë ushqim dhe qëndronin në të ftohtë të mbuluar me batanije.

Gjëndja e fëmijëve është zbuluar nga banorët e pallatit, të cilët vetë u izoluan për tre ditë me rradhë, pasi pallati ku ata jetonin u rrethua nga uji për shkak të përmbytjes së madhe.

Ata kanë dëgjuar të qarat e fëmijëve ndaj kanë ndërhyrë në apartamentin, ku ishin lënë nga nëna e tyre. Banorët janë shtangur me atë që kanë parë brenda mureve të apartamentit.

Pamjet në video tregojnë gjëndjen e rënduar të fëmijëve. Ndërsa banorët e pallatit kanë njoftuar në sallën operative të rajonit Policor në Plepa të Durrësit, me qëllim ndërhyrjen për të zgjidhur situatën.

Policia e Durrësit ka ndërhyrë duke shoqëruar 3 fëmijët në ambjentet e Spitalit të Durrësit për ekzaminim mjekësor, pasi u konstatua se kishin probleme me shëndetin.

Ndërkohë rasti në fjalë për ndiqet dhe nga disa organizata jo fitimrurëse. Ndërsa në polici është shoqëruar nëna e tyre për të dhënë shpjegime lidhur me braktisjen për disa ditë me rradë të fëmijëve të mitur.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mbyllen votimet ne gostivar vrapcisht dhe mavrove e rostushe 6963ee194dac4
Lajmi i mëparshëm

Mbyllen votimet në Gostivar, Vrapçisht dhe Mavrovë e Rostushë

trepca shperthen ne mitrovice 6963fc53cc98b
Lajmi i radhës

Trepça shpërthen në Mitrovicë

Të fundit nga

ShkoLartë