holanda shenon nje precedent historik kryhet per here te pare eutanazia e nje femije nen 12 vjec 6a3ae411a7994

Holanda shënon një precedent historik/ Kryhet për herë të parë eutanazia e një fëmije nën 12 vjeç

June 23, 2026
1 minut lexim

Në Holandë është kryer për herë të parë eutanazia e një fëmije nën moshën 12-vjeçare, pas hyrjes në fuqi të ligjit që e lejon këtë procedurë për fëmijët me sëmundje të pashërueshme dhe vuajtje të rënda.

Rasti ka ndodhur në fund të vitit të kaluar dhe është bërë publik përmes një letre që ministrja e Shëndetësisë, Sophie Hermans, i ka dërguar parlamentit holandez.

Sipas rregullave në fuqi, eutanazia mund të kryhet vetëm në rastet kur fëmija përballet me vuajtje të padurueshme, nuk ka mundësi shërimi dhe procesi zhvillohet me pëlqimin e prindërve. Identiteti i fëmijës nuk është bërë publik.

Një komitet i posaçëm, i krijuar për të monitoruar zbatimin e ligjit të ri, ka shqyrtuar rastin dhe ka biseduar me mjekun që mori pjesë në procedurë. Gjetjet i janë dërguar prokurorisë, e cila do të verifikojë nëse gjithçka është kryer në përputhje me ligjin.

Holanda ndryshoi legjislacionin dy vite më parë, duke zgjeruar mundësinë e eutanazisë edhe për fëmijët nga mosha 1 deri në 12 vjeç. Më herët, kjo procedurë lejohej vetëm për të sapolindurit në raste të veçanta dhe për personat mbi 12 vjeç.

Që kur ligji hyri në fuqi, autoritetet kishin parashikuar se çdo vit mund të regjistroheshin nga pesë deri në dhjetë raste të tilla.

Holanda ishte vendi i parë në botë që legalizoi eutanazinë në vitin 2002 për personat që vuajnë nga sëmundje të pashërueshme dhe përballen me dhimbje të rënda fizike ose psikologjike.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shihemi neser serish deri sa ky mos te jete me kryeminister mbyllen fjalimet para kryeministrise qytetaret nisin marshimin 6a3ae3b0afac5
Lajmi i mëparshëm

“Shihemi nesër sërish, deri sa ky mos të jetë më kryeministër” – Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin

zendaya mahnit ne rome gjate turneut promovues te filmit te ri 6a3ae4e19d951
Lajmi i radhës

Zendaya mahnit në Romë gjatë turneut promovues të filmit të ri

Të fundit nga

ShkoLartë