historike gjyqtarja kosovare ndau drejtesine ne kupen e botes ne futsall 69281c342db1b

​Historike, gjyqtarja kosovare ndau drejtësinë në Kupën e Botës në futsall

November 27, 2025
1 minut lexim

Gjyqtarja kosovare Florentina Kallaba ka hyrë në histori në Kupën e Botës në futsall për femra, që po zhvillohet në Filipine.

Ajo u paraqit për herë të parë në këtë kompeticion dhe u bë gjyqtarja e parë nga Kosova që ndan drejtësinë në një event të këtij niveli.

Në ndeshjen Panama – Iran, e cila përfundoi 2:6, Kallaba ishte gjyqtare kryesore dhe zhvilloi një performancë të shkëlqyer, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në një skenë të madhe ndërkombëtare.

Pjesëmarrja e saj vlerësohet si një arritje e madhe për sektorin e gjyqtarëve në vend, por edhe për FFK-në, ndërsa shërben si motivim i fuqishëm për vajzat dhe gratë që synojnë karrierë në futsall dhe futboll.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kthyen apartamentin ne fole prostitucioni arrestohen dy braziliane ne durres 69281bd999368
Lajmi i mëparshëm

Kthyen apartamentin në “fole” prostitucioni, arrestohen dy braziliane në Durrës

bien ndjeshem cmimet e importit 69281c40b98f7
Lajmi i radhës

Bien ndjeshëm çmimet e importit

Të fundit nga

Lëkundje tërmeti ndjehen në Kukës

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e kësaj të marte në Kukës. Tërmeti ra në zonën e Peskovës në Maqedoninë e Veriut, me magnitudë 4.8 ball. Lëkundjet ndjerë edhe në Kosovë dhe Kukës.

Como e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e Coppa Italia, për herë të parë pas 40 vitesh, pasi eliminoi Napolin e Antonio Conte me penallti pas barazimit 1:1. Napoli humbi disa
ShkoLartë