himara nen flake zjarri i afrohet qytetit kryebashkiaku tavo thirrje banoreve largohuni nga shtepite 6a9b3d50c6b9c

Himara nën flakë/ Zjarri i afrohet qytetit, kryebashkiaku Tavo thirrje banorëve: Largohuni nga shtëpitë

September 4, 2026
1 minut lexim

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të premteje në 4 shtator qytetin e Himarës.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në kodrat pranë lagjes 1 Maji. Si pasojë, një banesë u dogj totalisht. Janë djegur po ashtu edhe sipërfaqet me pemëtari, që ndodhen në këtë zonë.

Në terren ndodhen banorë të Himarës, të cilët po ndihmojnë forcat zjarrfikëse në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët, raporton gazetarja e Klan News Greta Haskaj.

Për shkak të situatës së vështirë dhe erës së fortë, e cila favorizon përhapjen e zjarrit, zjarrfikësit kanë kërkuar edhe ndihmën e forcave të tjera nga bashkitë fqinje.

Puna e forcave në terren është përqendruar në izolimin e përparimit të flakëve dhe mbrojtjen e banesave dhe pronave që ndodhen në zonë.

Flakët u afrohen shtëpive dhe hoteleve

Situata nga flakët në Himarë është tepër problematike. Disa banesa dhe hotele janë rrethuar nga zjarri. Kërkohet ndërhyrje nga ajri. “Situata është tepër e rëndë. Disa banesa dhe hotele janë rrethuar nga zjarret. Kërkohet ndërhyrje nga ajri. Flakët po vijnë në qytet”, ankohet një banor i Himarës.

Situata nga zjarret në Himarë është tepër kritike. Kryebashkiaku i qytetit Vangjel Tavo ka bërë thirrje urgjente, që qytetarët të largohen nga shtëpitë, pasi flakët po i afrohen qytetit.

Ai ka dhënë dhe numrat e kontaktit, me qëllim që qytetarët të kontaktojnë me autoritetet.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjashte gurthyes kapen duke operuar kunderligjshem pacolli jane ndeshkuar 6a9b3cf1d26ba
Lajmi i mëparshëm

Gjashtë gurthyes kapen duke operuar kundërligjshëm, Pacolli: Janë ndëshkuar

ne spanje temperaturat arrijne ne 45 7 grade celsius 6a9b3db0f3567
Lajmi i radhës

Në Spanjë temperaturat arrijnë në 45.7 gradë Celsius

Të fundit nga

ShkoLartë