hidhet shorti ne presidence ilir panda zgjidhet kryetar i ked 693043569a23d

Hidhet shorti në Presidencë, Ilir Panda zgjidhet kryetar i KED

December 3, 2025
1 minut lexim

Në Presidencë u hodh këtë të mërkurë shorti për përzgjedhjen e nëntë anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2026.



Mandati i anëtarëve të rinj të KED do të zgjasë nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2026, ndera kryetar i institucionit u zgjodh Ilir Panda, i cili është edhe përfaqësues i Gjykatës së Lartë, sipas parashikimeve ligjore.

Shorti u mbikëqyr nga Presidenti Bajram Begaj dhe Avokatja e Popullit, Erinda Balanca.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, organ kolegjial me mandat njëvjeçar, ka si detyrë kryesore vlerësimin profesional dhe moral të kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Përbërja e KED 2026 është si vijon:

  • Gjykata Kushtetuese: Fiona Papajorgji dhe Marjana Senini; zëvendësues Gent Ibrahimi
  • Gjykata e Lartë: Ilir Panda (kryetar), me zëvendësues Medi Bici
  • Prokuroria e Përgjithshme: Alfred Progonati; zëvendësuese Anila Leka
  • Gjykatat e Apelit: Ornela Naqellari dhe Ilirjana Olldashi; zëvendësuese Selvie Gjoçaj
  • Prokuroritë e Apelit (juridiksioni i përgjithshëm): Altin Binaj dhe Afërdita Ndoji; zëvendësues Arben Qosja
  • Gjykatat Administrative: Klodiana Veizi; zëvendësues Bezart Kaçkini

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pashe nje baba ne varreza qe perkundte arkivolin e bardhe te djalit te tij zonja e pare e ukraines nuk do te doja qe europa te behej e pandjeshme mos na harroni 6930404573ba1
Lajmi i mëparshëm

“Pashë një baba në varreza që përkundte arkivolin e bardhë të djalit të tij”, zonja e Parë e Ukrainës: Nuk do të doja që Europa të bëhej e pandjeshme, mos na harroni

akuzat per korrupsion mogherini 10 ore ne pyetje procedura ishte transparente 69304484f20d3
Lajmi i radhës

Akuzat për korrupsion, Mogherini 10 orë në pyetje: Procedura ishte transparente

Të fundit nga

ShkoLartë