hidhet bombe ne shtepine e avokatit ne prizren tronditet nje lagje 6a317072e1d8d

Hidhet bombë në shtëpinë e avokatit në Prizren, tronditet një lagje!

June 16, 2026
1 minut lexim

Prizreni është zgjuar nën jehonën e një shpërthimi që ka tronditur një nga lagjet e qytetit.

Burimet bëjnë të ditur se pas mesnatës, persona ende të paidentifikuar kanë hedhur një mjet shpërthyes në drejtim të shtëpisë së avokatit prizrenas, Betim Kadolli, duke shkaktuar panik dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Shpërthimi, sipas informacioneve që ka siguruar media, ka qenë aq i fuqishëm sa ka dëmtuar veturat e parkuara në oborr dhe një pjesë të objektit banesor, ndërsa familjarët janë përballur me momente tmerri në mes të natës.

Për fat, nga të dhënat e para nuk raportohet për persona të lënduar, megjithëse pasojat mund të kishin qenë shumë më tragjike.

Menjëherë pas rastit, njësitë policore dhe ekipet e specializuara kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë nisur ekzaminimet dhe grumbullimin e provave për të zbuluar autorët dhe motivet e këtij sulmi të rëndë.

A ishte ky një akt intimidimi? Një mesazh i drejtpërdrejtë? Apo qëndrojnë motive të tjera pas sulmit ndaj avokatit prizrenas? Këto janë pyetjet që tashmë presin përgjigje nga organet e hetuesisë.

Sulmi me bombë ndaj shtëpisë së një avokati përbën një zhvillim alarmues, jo vetëm për sigurinë e tij dhe të familjes, por edhe për klimën e sigurisë dhe ushtrimin e pavarur të profesionit të avokatit në vend.

Media mëson se hetimet janë në fazën fillestare dhe pritet që gjatë orëve në vijim të ketë më shumë detaje nga autoritetet kompetente.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

fbi shmangem atentatin ne shtepine e bardhe mund te kishte mijera viktima 6a316be66be6e
Lajmi i mëparshëm

FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima

nxirret nga deti mjeti i aksidentit tragjik ne ksamil ku humbi jeten 22 vjecari albiano kreci bllokohen 8 mjete lundruese 6a3170ef2c16e
Lajmi i radhës

Nxirret nga deti mjeti i aksidentit tragjik në Ksamil, ku humbi jetën 22-vjeçari Albiano Kreçi! Bllokohen 8 mjete lundruese

Të fundit nga

ShkoLartë