hetim federal ndaj sistemit full self driving te teslas pas dhjetera shkeljeve dhe aksidenteve 68ea5ece405e6

Hetim federal ndaj sistemit “Full-Self Driving” të Teslas pas dhjetëra shkeljeve dhe aksidenteve

October 11, 2025
1 minut lexim

Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA) ka hapur një hetim të ri ndaj sistemit “Full-Self Driving” (FSD) të Teslas, që përfshin rreth 2.88 milionë automjete.

Hetimi synon të vlerësojë se sa shpesh dhe sa rëndë FSD shkel rregullat e qarkullimit dhe nëse këto gabime përbëjnë rrezik për sigurinë rrugore, pas më shumë se 50 raportimeve për shkelje dhe disa aksidente, disa prej tyre me të lënduar.

Megjithëse sistemi promovohet si vetëdrejtues, FSD mbetet një teknologji gjysmë-autonome (Niveli 2), që kërkon një drejtues plotësisht të vëmendshëm.

Autoritetet theksuan se drejtuesi mbetet “përgjegjës në çdo moment për drejtimin dhe respektimin e ligjeve të trafikut”.

Sipas zyrës së hetimeve (ODI), rastet problematike përfshijnë dy situata kryesore: kalimin e sinjaleve të kuqe dhe hyrjen në korsi të kundërt.

Deri tani janë raportuar 18 ankesa dhe një raport mediatik që pretendojnë se automjetet me FSD nuk ndalen plotësisht në semaforë të kuq ose i lexojnë gabimisht sinjalet.

Në gjashtë raste, automjetet që kishin aktivizuar FSD kanë kaluar me semafor të kuq dhe janë përfshirë në aksidente në kryqëzime – katër prej tyre me persona të lënduar.

Një nga zonat me incidente të përsëritura ndodhet në Joppa, Maryland, ku autoritetet po bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit dhe Autoritetin e Transportit të Maryland-it.

Sidoqoftë, besohet se Tesla ka ndërmarrë disa masa për ta zgjidhur problemin në atë vend specifik. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nenad vukmiroviq caktohet ushtrues i detyres se ministrit per komunitete dhe kthim 68ea5e0b2cd98
Lajmi i mëparshëm

Nenad Vukmiroviq caktohet ushtrues i detyrës së Ministrit për Komunitete dhe Kthim

avionet britanike kryejne mision 12 oresh me shba ne dhe nato n prane kufirit rus 68ea5f1c3f45e
Lajmi i radhës

Avionët britanikë kryejnë mision 12-orësh me SHBA-në dhe NATO-n pranë kufirit rus

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë