henry nuk e quan me sekret 68c1635455c83

Henry nuk e quan më sekret

September 10, 2025
1 minut lexim

Thierry Henry ka lënë të kuptohet se Zinedine Zidane është kandidati kryesor për të pasuar Didier Deschamps në krye të kombëtares franceze, pas Botërorit 2026. I pyetur në kanalin CBS nëse do të mendonte të kandidonte për postin, Henry tha:

“Nuk di si të përgjigjem. Të gjithë e dimë kush do të jetë trajneri i ri. Ju e dini dhe unë e di. Dhe i uroj gjithë të mirat”.

Fjalët e tij përputhen me zërat e shumtë në Francë. “L’Équipe” shkruan se në Federatën Franceze ekziston konsensusi që Zidane të marrë drejtimin e “Les Bleus” pas vitit 2026. 

Një mik i afërt i ish-trajnerit të Real Madridit ka treguar se “Zidane di gjithçka për kombëtaren franceze” dhe është i vetëdijshëm mbi dëshirën e lojtarëve për të punuar nën urdhrat e tij.

Megjithatë, presidenti i FFF, Philippe Diallo, ka theksuar se është ende herët për vendime, por se do të jenë gati kur të vijë momenti. Nëse kjo konfirmohet, Zidane do të rikthehej në stolin e trajnerit pas pesë vitesh largimi nga Real Madridi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hapet rruga per ndertime ne ullishtet dhe pemetoret e djegura kktu firmosi vendimin ne muajin gusht 68c162f55a04c
Lajmi i mëparshëm

Hapet rruga për ndërtime në ullishtet dhe pemëtoret e djegura – KKTU firmosi vendimin në muajin gusht

a po synohet te bllokohet shteti per nje nenkryetar te kuvendit te kosoves 68c16360d6c59
Lajmi i radhës

​A po synohet të bllokohet shteti për një nënkryetar të Kuvendit të Kosovës?

Të fundit nga

ShkoLartë