Ekipi i Metalurgut Avtokomanda konfirmoi formën dhe ambiciet e saja në Superligën e Maqedonisë së Veriut (femrat), duke mposhtur ekipin e Çairit me rezultatin 27:24.
Ishte një duel emocionues derbi qyteti të ekipeve të pamposhtura.
Vashat e ekipit shqiptar Çairi luftuan maksimalisht, por pa fat.
Metalurgut Avtokomanda tani ka 13 pikë në vendin e parë, Çairi është i dyti me 12, ndërsa kampioni aktual Gjorgje Petrov është në vendin e tretë me 11, gjë që është shenjë e një sezoni emocionues.
Çairi nuk u dorëzua dhe barazoi rezultatin 20:20, por kur ishte më e nevojshme, Guguljanova, Bozhinoska dhe Kollarovska shënuan për 23:20 për Metalurgun.
Më e mira në fushë ishte Marija Jankulovska me gjashtë gola, dhe Ana Marija Kollarovska me pesë.
Për Çairin, Fiore dhe Damçevska ishin më të saktat me nga gjashtë gola secila, ndërsa Veliçkovska me përvojë shënoi pesë herë.
Burimi: botasot.info


