helsinki ben histori asnje vdekje ne rruge per nje vit te tere 688b0288cccd7

Helsinki bën histori – asnjë vdekje në rrugë për një vit të tërë

July 31, 2025
1 minut lexim

Kryeqyteti i Finlandës, Helsinki ka hyrë në histori si një nga qytetet më të sigurta në Evropë, duke përfunduar për herë të parë që nga viti 1960 një vit të tërë pa asnjë viktimë nga aksidentet rrugore.

Autoritetet lokale kanë vlerësuar këtë sukses si rezultat i drejtpërdrejtë i masave të rrepta për uljen e shpejtësisë, ndërtimit të infrastrukturës së sigurt për këmbësorët dhe çiklistet, si dhe politikave të qëndrueshme për reduktimin e trafikut në zonat urbane.

Në Helsinki, kufiri i shpejtësisë është reduktuar në 30 km/h në shumicën e rrugëve ku banojnë njerëzit dhe në qendër të qytetit, ndërsa janë vendosur edhe pengesa fizike për ngadalësimin e veturave.

Krahas kësaj, rrugët janë dizajnuar në mënyrë që t’u japin përparësi këmbësorëve dhe çiklistëve, raportojnë mediat.

E njëjta prirje pozitive është vërejtur edhe në Oslo, Norvegji, ku gjithashtu nuk u regjistrua asnjë viktimë këmbësore apo çikliste gjatë vitit të kaluar.

Të dy qytetet ndjekin filozofinë “Vision Zero” – një strategji ndërkombëtare për eliminimin e vdekjeve dhe lëndimeve serioze në trafik.

Ekspertët thonë se ky sukses është dëshmi se trafiku urban mund të bëhet më i sigurt për të gjithë, kur politika, urbanizmi dhe përgjegjësia qytetare ndërthuren me vizion të qartë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shqiptarja nga kosova gjobitet ne zvicer per mbajtje te nikabit bahri cani reagon me paralajmerim 688b019a79d4f
Lajmi i mëparshëm

Shqiptarja nga Kosova gjobitet në Zvicër për mbajtje të nikabit – Bahri Cani reagon me paralajmërim

gjysme shekulli pas helsinkit a mund ta ruaje osbe ja rendesine e saj 688b02c4c4595
Lajmi i radhës

Gjysmë shekulli pas Helsinkit: A mund ta ruajë OSBE-ja rëndësinë e saj?

Të fundit nga

ShkoLartë