hedh syte nga dy yje te tjere 689241de76eb8

Hedh sytë nga dy yje të tjerë

August 5, 2025
1 minut lexim

Duke parë rezistencën e Atalantës që nuk lejon largimin e Ademola Lookman tek Inter, drejtuesit e klubit zikaltër nuk po rrijnë më duarkryq dhe janë hedhur në sulm për dy yje të tjerë.

“Corriere dello Sport” raporton se Inter po ndjek dy lojtarë të tjerë, i pari është belgu i Leipzig, Lois Openda, të cilin klubi zikaltër e kërkoi edhe vjet, por u refuzua nga gjermanët.

Vetë lojtari është i hapur për transferimin tek zikaltrit, duke ditur që Leipzig nuk do marrë pjesë në Kupat e Europës këtë sezon. Vlera e tij në Transfermarkt është 50 milionë euro.

Një emër tjetër që po ndjek klubi zikaltër është edhe Mason Greenwood.

Vetëm se transferimi i anglezit duket më i komplikuar, duke ditur që Olimpique Marseille e vlerëson 80 milionë euro. Për momentin, belgu i Leipzig, Lois Openda, i cili shënoi 13 gola dhe dha 11 asiste sezonin e kaluar, është më i arritshëm për klubin zikaltër.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

berisha denon thirrjet antishqiptare ne kumanove 689241662e20f
Lajmi i mëparshëm

Berisha dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë

miftaraj i reagon osmanit gabimi siguria kombetare nuk mbrohet me konferenca 689241e1e7d27
Lajmi i radhës

​Miftaraj i reagon Osmanit: Gabimi, siguria kombëtare nuk mbrohet me konferenca

Të fundit nga

ShkoLartë