haziri paralajmeron rol vendimtar te ldk se me 18 mandatet tona mund te zgjidhet presidenti 6a3332744991e

Haziri paralajmëron rol vendimtar të LDK-së: Me 18 mandatet tona mund të zgjidhet presidenti

June 18, 2026
1 minut lexim

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e presidentit të vendit, duke theksuar se mandatet e LDK-së mund të jenë vendimtare në këtë proces.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se 18 mandatet e LDK-së mund të luajnë rol kyç në zgjedhjen e presidentit të vendit.

Duke folur në emisionin “Pressing” në T7, Haziri tha se emri i Vjosa Osmanit nuk duhet të shihet si pengesë për arritjen e një marrëveshjeje politike që, sipas tij, do t’i jepte vendit stabilitet dhe normalitet institucional.

“Ju siguroj edhe sot që vetë ajo ka konfirmuar se emri i saj nuk është asnjëherë problem për arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë vendit stabilitet dhe normalitet”, ka thënë Haziri.

I pyetur nëse presidentja Osmani mund të tërhiqet për t’i hapur rrugë një marrëveshjeje të mundshme, Haziri u shpreh se në bisedime politike palët hyjnë me emra konkretë për secilin pozicion.

“Natyrisht që ne në bisedime hyjmë me emra konkretë për çdo pozicion, nuk ka nevojë me u tërheq edhe pa u ftuar”, ka deklaruar ai. 

Sipas Hazirit, LDK-ja, me 18 mandatet e saj, mund të jetë faktor i rëndësishëm në procesin e zgjedhjes së presidentit, nëse partitë politike synojnë një marrëveshje më të gjerë për stabilitet institucional.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ali ahmeti nga karposhi asgje nuk na eshte dhuruar cdo e drejte eshte fituar me sakrifice 6a331bf22fadd
Lajmi i mëparshëm

Ali Ahmeti nga Karposhi: Asgjë nuk na është dhuruar, çdo e drejtë është fituar me sakrificë

tensionet politike bbc pse 0 1 e britanikeve mund te vendosin fatin e kryeministrit starmer 6a333350b4a11
Lajmi i radhës

Tensionet politike, BBC: Pse 0.1% e britanikëve mund të vendosin fatin e kryeministrit Starmer

Të fundit nga

ShkoLartë