Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar që sonte një seancë për zgjedhjen e presidentit.
Pak para fillimit të seancës plenare të Kuvendit, e para e këtij institucioni në pyetjen e gazetarëve nëse do të ketë seancë për presidentin gjatë këtyre ditëve, ajo është shprehur:
“Besoj se do të ketë sonte”, tha Haxhiu.
Rikujtojmë se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë afat deri më 28 prill për të zgjedhur presidentin e ri të vendit, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje të reja sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Burimi: botasot.info


