haxhiu me thirrje per ndergjegjesim per kancerin e gjirit kontrollet me kohe mund te bejne ndryshimin 6ab902b747601

Haxhiu me thirrje për ndërgjegjësim për kancerin e gjirit: Kontrollet me kohë mund të bëjnë ndryshimin

September 27, 2026
1 minut lexim

U.D e Presidentes, Albulena Haxhiu, i është bashkuar sot aktivitetit “Race for the Cure Kosova”, përmes të cilit synohet ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit dhe rëndësinë e kontrolleve të hershme.

Haxhiu tha se mesazhi i kësaj gare duhet të arrijë edhe te gratë që e kanë shtyrë kontrollin shëndetësor, kanë frikë nga rezultati apo përballen me vështirësi për të marrë kujdesin e nevojshëm.

“Kur flasim për kancerin e gjirit, koha merr një peshë tjetër dhe ne kemi përgjegjësi që gratë të mos e humbin atë duke pritur apo duke u përballur me pengesa që mund dhe duhet t’ua lehtësojmë”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo u ka bërë thirrje grave që të kryejnë kontrollet me kohë, duke kërkuar që këtë mesazh t’ua përcjellin edhe vajzave, nënave, motrave, shoqeve dhe kolegeve.

“Sepse në këtë garë nuk ka rëndësi kush mbërrin e para. Rëndësi ka që asnjë grua të mos mbërrijë vonë”, ka deklaruar Haxhiu.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

janevska per 4 5 vitet e ardhshme punesime minimale te mesuesve 6ab8ec2d5e1dc
Lajmi i mëparshëm

Janevska: Për 4–5 vitet e ardhshme, punësime minimale të mësuesve

te henen konferenca nderparlamentare rama peleshi dhe schieder te pranishem ne fokus zgjerimi i be dhe integrimi i shqiperise 6ab90337d6dd7
Lajmi i radhës

Të hënën Konferenca Ndërparlamentare, Rama, Peleshi dhe Schieder të pranishëm. Në fokus zgjerimi i BE dhe integrimi i Shqipërisë

Të fundit nga

ShkoLartë