haxhiu dyshimi per varreze tjeter masive rikujton krimet e luftes 6a6f9f35653d0

Haxhiu: Dyshimi për varrezë tjetër masive rikujton krimet e luftës

August 2, 2026
1 minut lexim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh ushtruese e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, tha se dyshimet për një varrezë të dytë masive janë një rikujtim i rëndë i krimeve të kryera gjatë luftës dhe një dëshmi se drejtësia ende nuk është vënë plotësisht në vend.

“Shtrirja e sovranitetit dhe rendit kushtetues në çdo pjesë të Republikës së Kosovës nuk ka qenë vetëm obligim institucional, por edhe një parakusht për të mundësuar zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë, zbulimin e varrezave masive dhe kthimin e mbetjeve mortore të viktimave te familjet e tyre”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Ajo ka shprehur mirënjohjen dhe mbështetjen e plotë për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, ekipet profesionale, ekspertët mjekoligjorë dhe të gjithë ata që, me përkushtim e profesionalizëm, që po punojnë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë.

“Angazhimi i tyre është një shërbim i çmuar ndaj drejtësisë, së vërtetës dhe dinjitetit njerëzor. Çdo varrezë e zbuluar është një hap drejt së vërtetës, por edhe një dëshmi se plagët e luftës mbeten të hapura derisa të gjendet personi i fundit i zhdukur dhe përgjegjësit për këto krime të dalin para drejtësisë. Në këto momente, shprehim solidaritetin më të thellë me familjet e viktimave, të cilat për më shumë se dy dekada kanë pritur të dinë fatin e më të dashurve të tyre. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar që e vërteta të zbardhet plotësisht dhe kujtesa për viktimat të nderohet me dinjitet”, tha Haxhiu.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

regjistrohen 13 zjarre pese prej tyre jane ende aktive 6a6f87622f234
Lajmi i mëparshëm

Regjistrohen 13 zjarre, pesë prej tyre janë ende aktive

debati per hapjen e konsullates serbe ne shkoder banoret ne proteste turp i kemi te fresketa plaget kemi vuajtur shume 6a6f9fb015bcc
Lajmi i radhës

​Debati për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër, banorët në protestë: Turp! I kemi të freskëta plagët, kemi vuajtur shumë

Të fundit nga

ShkoLartë