harry rrefen pendesen me te madhe per biseden e fundit me princeshen diana 6ad8ac50f143c

Harry rrëfen pendesën më të madhe për bisedën e fundit me Princeshën Diana

October 21, 2026
1 minut lexim

Princi Harry ka rrëfyer se një nga pendesat më të mëdha të jetës lidhet me bisedën e fundit telefonike që pati me nënën e tij, princeshën Diana, pak orë para vdekjes së saj tragjike në vitin 1997.

Në një intervistë për revistën “GQ”, Harry kujtoi se në atë kohë ishte vetëm 12 vjeç dhe dëshironte të kthehej për të luajtur me kushërinjtë, pa e ditur se ajo do të ishte biseda e fundit me të ëmën.

“Po ta dija se ishte biseda e fundit me të, sa ndryshe do të kishte qenë. Dhe unë jam ai që duhet të jetojë me këtë”, u shpreh ai.

Diana i kishte telefonuar Harryt dhe vëllait të tij, princit William, nga Parisi, disa orë para se të humbiste jetën në një aksident automobilistik më 31 gusht 1997, në moshën 36-vjeçare.

Në atë kohë, dy djemtë ndodheshin me babanë e tyre në kështjellën Balmoral, në Skoci.

Harry ka treguar edhe më parë se nuk i kujtohet saktësisht çfarë i kishte thënë nënës gjatë asaj bisede, por se do të pendohet gjatë gjithë jetës për faktin që ajo ishte kaq e shkurtër.

Në intervistën e fundit, zbuloi gjithashtu se pas vdekjes së Dianës kishte ndjekur terapi për vite me radhë.

Edhe sot, njerëzit i afrohen për t’i treguar se ku ndodheshin kur morën lajmin për vdekjen e princeshës, një humbje që vazhdon të lërë gjurmë të thella në jetën e tij.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkupjani me rrogen mujore 190 mije euro 6ad8ac4e87591
Lajmi i mëparshëm

Shkupjani me rrogën mujore 190 mijë euro

ash studentet kerkuan provim teresisht ne shqip jo slogane dhe kalkulatore 6ad8ace36da53
Lajmi i radhës

ASH: Studentët kërkuan provim tërësisht në shqip, jo slogane dhe kalkulatorë

Të fundit nga

Iraku mbyll përkohësisht kufirin me Iranin

Kryeministri i Irakut, Ali al-Zaidi, ka urdhëruar mbylljen për një kohë të pacaktuar të pikëkalimit kufitar Sheeb me Iranin, bëri të ditur një zyrtar i qeverisë irakene për televizionin Al Jazeera. Sipas
ShkoLartë