harry kane thyen heshtjen per rikthimin te tottenham 68f0d954e33e1

Harry Kane thyen heshtjen për rikthimin te Tottenham

October 16, 2025
1 minut lexim

Harry Kane, sulmuesi britanik 32-vjeçar, është rikthyer në qendër të vëmendjes në Angli pas spekulimeve të shumta për një rikthim të mundshëm në Premier League, konkretisht te Tottenham Hotspur.

Megjithatë, vetë lojtari ka hedhur dritë mbi këto zëra në një intervistë të dhënë për “Daily Mail”, ku u shpreh me sinqeritet për të ardhmen e tij dhe raportin me klubin londinez.

I pyetur rreth një rikthimi të mundshëm te Spurs, Kane deklaroi se nuk e sheh si një opsion të afërt.

“Nuk jam i sigurt. Jam shumë i lumtur këtu në Munich, ndaj nuk mendoj për këtë aktualisht. Por unë jam një tifoz i madh i Spurs dhe gjithmonë do t’i ndjek. Do të jenë gjithmonë pjesë e jetës sime. Për momentin, po e shijoj jetën këtu”, ka thënë fillimisht kapiteni i kombëtares angleze.

Pavarësisht thashethemeve, Kane duket i vendosur të vazhdojë aventurën e tij në Gjermani.

Ai ndodhet në sezonin e tij të tretë me Bayern Munich dhe nuk e përjashton mundësinë e një zgjatjeje të kontratës përtej vitit 2027.

Ai thekson se është i lumtur si brenda ashtu edhe jashtë fushës, duke përshkruar Munich si “shtëpinë e dytë”.

“Bayern është i njohur në të gjithë Evropën si një nga klubet më të mëdha dhe si favorit për të fituar Ligën e Kampionëve. Doja të provoja veten në këtë nivel dhe po e dua këtë përvojë.

Po e shijoj çdo moment dhe shpresoj që të vazhdojë kështu”, përfundoi Kane.

Aktualisht, sulmuesi po kalon një formë të jashtëzakonshme, me 21 gola dhe 4 asistime në vetëm 15 ndeshje zyrtare për sezonin, duke qenë një nga lojtarët më vendimtarë për kampionët gjermanë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

berisha te mohosh gjenocidin serb ne kosove eshte te mohosh veten si shqiptar 68f0d8f7da0cd
Lajmi i mëparshëm

Berisha: Të mohosh gjenocidin serb në Kosovë është të mohosh veten si shqiptar

ramen e detyruan qe te mos merrte pjese ne protesten e uck se berisha tregon prapaskenat kishte pergatitur nje fjalim te gjate 68f0d96478f5d
Lajmi i radhës

“Ramën e detyruan që të mos merrte pjesë në protestën e UÇK-së”- Berisha tregon prapaskenat: Kishte përgatitur një fjalim të gjatë

Të fundit nga

ShkoLartë