Sulmuesi i Bajern Mynih, Harry Kane foli për Prime Video pas dygolëshit të tij dhe fitores 4-1 ndaj Atalantës.
“Goli i dytë është një nga të preferuarit e mi. Është një përzierje njohurish, aftësish dhe teknike. Nuk ishte e lehtë për mbrojtësit të përpiqeshin të më ndalonin.”
Je qendërsulmuesi më i mirë në botë…
Faleminderit Luka (Toni), ti ishe dhe je një sulmues i shkëlqyer.”
Cilat janë ambiciet tuaja për këtë sezon?
“Ne e dimë që mund të mposhtim këdo. Real Madridi ka lojtarë të shkëlqyer, por kur jemi kështu, mund të mposhtim këdo.”
A keni ndonjë mesazh për Bellingam?
“Jo, do të shihemi javën tjetër me ekipin kombëtar.”
Burimi: botasot.info


