haradinaj ne diten boterore kunder korrupsionit vendi yne ne kulmin e korrupsionit 6938970124bb8

Haradinaj: Në Ditën Botërore Kundër Korrupsionit, vendi ynë në kulmin e korrupsionit

December 9, 2025
1 minut lexim

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar Ditën Botërore Kundër Korrupsionit.

Sipas tij, kjo ditë po shënohet pikërisht “në kulmin e korrupsionit në vendin tonë”.

Duke folur për qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, ai tha se ata erdhën në pushtet me këtë kauzë, “Do ta luftojmë korrupsionin”.

“Kanë kaluar pesë vjet dhe askush nuk është në burg, por po aq pesë vjet ka që nuk ka ditë pa dalë ndonjë aferë korruptive, në të katër anët dhe kudo që ka prekur ky pushtet në krye. Çdo ditë nga një dosje e re. Është e vërtetë që Dubrava nuk ka kate të mjaftueshme për këta të korruptuar. Ju vjen dita”, shkroi Haradinaj, i cili po kandidon për kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kf shkendija e haracines perforcohet ne repartin e sulmit 693896f3e0dec
Lajmi i mëparshëm

KF Shkëndija e Haraçinës përforcohet në repartin e sulmit

a je e sigurt online 5 shenjat qe tregojne se je viktime e abuzimit online 693897cdea700
Lajmi i radhës

A je e sigurt online? 5 shenjat që tregojnë se je viktimë e abuzimit online

Të fundit nga

ShkoLartë