haracina dhe dibra bashkepunim per menaxhimin modern te mbeturinave beqiri jemi te paret ne shtet me stacion per selektim 6a31c92078458

Haraçina dhe Dibra, bashkëpunim për menaxhimin modern të mbeturinave, Beqiri: Jemi të parët në shtet me stacion për selektim

June 17, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka pritur sot kryetarin e Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, me të cilin ka vizituar stacionin për selektimin e mbeturinave në Haraçinë.

Sipas Beqirit, gjatë vizitës është diskutuar për rëndësinë e menaxhimit modern të mbeturinave dhe mbrojtjen e mjedisit, si pjesë e përpjekjeve për krijimin e komunave më të pastra dhe më të qëndrueshme.

“Sot prita kolegun tim, kryetarin e komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, me të cilin vizituam stacionin për selektimin e mbeturinave. Gjatë vizitës biseduam për rëndësinë e menaxhimit modern të mbeturinave dhe mbrojtjes së mjedisit”, ka deklaruar Beqiri.

Ai theksoi se Haraçina ka qenë komuna e parë në vend që ka hapur një stacion të tillë, ndërsa Dibra po ecën në të njëjtin drejtim.

“Jemi krenarë që jemi të parët në shtet që hapëm një stacion të tillë, ndërsa edhe komuna e Dibrës është në proces të ndërtimit dhe të hapjes së stacionit të saj”, u shpreh Beqiri.

Sipas tij, investimet në infrastrukturën për selektimin dhe menaxhimin e mbeturinave përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së jetës dhe mbrojtjes së mjedisit.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt një mjedisi më të pastër dhe më të qëndrueshëm”, ka theksuar kryetari i Haraçinës.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

grammy prezanton pese kategori te reja dhe ndryshon rregullat per zgjedhjen e artistit me te mire te ri 6a31c67ce929a
Lajmi i mëparshëm

Grammy prezanton pesë kategori të reja dhe ndryshon rregullat për zgjedhjen e artistit më të mirë të ri

waitz maqedonia mund te jete anetare e radhes ne be pas malit te zi 6a31ca6d44209
Lajmi i radhës

Waitz: Maqedonia mund të jetë anëtare e radhës në BE pas Malit të Zi

Të fundit nga

ShkoLartë