hapet televotimi per labinot rexhen per tu futur ne big brother vip kosova 6924d99208ab4

Hapet televotimi për Labinot Rexhën për t’u futur në Big Brother VIP Kosova

November 25, 2025
1 minut lexim

Në Big Brother VIP Kosova është hapur televotimi për këngëtarin Labinot Rexha, i cili pritet të jetë një nga emrat më të komentuar nëse i bashkohet shtëpisë më të famshme në vend.

Publiku ka mundësinë të vendosë nëse dëshiron ta shohë Labin pjesë të lojës, duke votuar për hyrjen ose jo të tij në spektakël.

Aktualisht, Rexha ndodhet në një dhomë të veçantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, duke pritur verdiktin e publikut.

Ky format i veçantë i hyrjes ka krijuar dinamizëm dhe kureshtje të madhe te shikuesit.

Fansat e tij janë mobilizuar tashmë, duke shprehur mbështetje dhe dëshirën për ta parë Labin si banor të plotë të edicionit.

Nëse televotimi e favorizon, hyrja e Rexhës pritet të sjellë energji të reja dhe zhvillime interesante brenda shtëpisë.

Mbetet për t’u parë reagimi i banorëve dhe dinamika që do të krijohet në momentin kur Rexha të marrë përgjigjen nga publiku.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ngjarjet e dates 25 nentor 6924d86f2e4bd
Lajmi i mëparshëm

Ngjarjet e datës 25 nëntor

boci komenton foltoren 2 rruga jone ne pushtet nuk kalon mbi kufoma 6924ec34f0422
Lajmi i radhës

Boçi komenton Foltoren 2: Rruga jonë në pushtet nuk kalon mbi kufoma

Të fundit nga

ShkoLartë