hansi flick mes kritikave dhe kerkeses per perfeksion te barcelona 68a213b464f1f

Hansi Flick, mes kritikave dhe kërkesës për perfeksion te Barcelona

August 17, 2025
1 minut lexim

Barcelona e nisi sezonin me një fitore të pastër 3-0 ndaj Mallorca-s, por trajneri gjerman, Hansi Flick, nuk u tregua aspak i kënaqur me skuadrën e tij. Pas ndeshjes, ai kritikoi hapur lojtarët për mungesë ambicieje dhe angazhimi, duke thënë se ekipi luajti vetëm “me 50 për qind të forcës”.

“Janë tri pikë të rëndësishme, por nuk më pëlqeu ndeshja. Nuk më pëlqen që lojtarët e mi të relaksohen. Duhet të jemi gjithmonë 100 për qind, duhet të shënojmë më shumë dhe të përmirësohemi”, tha Flick, duke lënë të qartë se nuk pranon ulje të intensitetit, pavarësisht rezultatit apo kushteve të vështira atmosferike.

Gjermani nuk ngurroi të veçonte edhe disa individë. Para ndeshjes, ai foli për Fermín López, duke pranuar se gjatë fazës përgatitore nuk kishte mbetur i kënaqur me të, edhe pse lojtari ka treguar përmirësim në javët e fundit.

Në të njëjtën kohë, Flick shfaqi pakënaqësi edhe ndaj klubit, sidomos për vonesat me regjistrimin e futbollistëve të rinj si Joan García dhe Marcus Rashford. “Kjo situatë nuk më bën të ndihem i lumtur, por kam besim te klubi”, u shpreh ai me një ton të përmbajtur.

Nervozizmi i tij nuk lidhet vetëm me lojtarët apo merkaton. Flick ishte gjithashtu i zhgënjyer nga problemet gjatë turit aziatik, që u shty e anullua disa herë, duke i kushtuar ekipit dy ditë stërvitjeje. Një shqetësim që ai ia shfaqi drejtpërdrejt presidentit Joan Laporta dhe drejtuesve të tjerë.

Megjithatë, në ambientin ‘blaugrana’ vlerësohet fakti që Flick mban gjithmonë një standard të lartë dhe nuk pranon kompromise. Kjo kërkesë maksimale, sipas drejtuesve, është e nevojshme për të përsëritur sukseset e sezonit të kaluar, ku Barcelona fitoi LaLiga-n, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.

Flick di edhe të lavdërojë kur është e nevojshme, por mesazhi i tij është i qartë: në Barcelonë nuk ka vend për relaksim, vetëm për ambicie dhe konkurrencë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dy grupkapitujt e fundit te be se shqiperia konference nderqeveritare ne vjeshte 68a2135d8d288
Lajmi i mëparshëm

Dy grupkapitujt e fundit të BE-së/ Shqipëria, konferencë ndërqeveritare në vjeshtë

arrestohet nje person ne piken kufitare ne merdare dyshohet per krime lufte ne vushtrri 68a213c1b09c1
Lajmi i radhës

Arrestohet një person në pikën kufitare në Merdare, dyshohet për krime lufte në Vushtrri

Të fundit nga

Astronomi i parë që vëzhgon planetin Neptun

Galileo Galileli më 28 dhjetor të vitit 1612, bëhet astronomi i parë që vëzhgon planetin Neptun, ndonëse ai gabimisht e quajti atë një yll të palëvizshëm. Për këtë arsye, Galileo nuk njihet
ShkoLartë