hamilton serish kunder ferrarit 686ce743e1509

Hamilton sërish kundër Ferrarit

July 8, 2025
1 minut lexim

Gara e zhvilluar të dielën në pistën e Silverstone ishte një shans i mirë për Ferrari për të fituar apo ngjitur në podium, por nuk ndodhi asnjë nga këto. Lewis Hamilton u rendit i katërti, ndërsa Charles Leclerc në vendin e 14-të.

Në një fundjavë ku për shkak të kushteve atmosferike situata ishte shpesh kaotike, “kokëkuqja” nuk arriti dot të përfitojë. Duke folur për garën e shtëpisë, Hamilton tha: “Ishte një garë e vështirë që në fillimin e saj”.

“Na mungon stabiliteti, veçanërisht në kthesat e ngadalta. Makina rrëshqet, nuk kthehet. Mundohem të ndryshoj diçka me levat, por është shumë e komplikuar”, tha 7 herë kampioni i botës në Formula 1.

“Gjithashtu humbëm tre ose katër pozicione vetëm në strategji, shpresojmë për një rezultat më të mirë në garën tjetër”, tha Hamilton.

“Gjëja pozitive këtë fundjavë janë testet. Në sipërfaqe të thata ekuilibri është i mire. Jemi shumë të fortë në kualifikime me drejtimin që kemi zgjedhur dhe madje edhe nga një garë si kjo mund të marrësh shumë tregues“, u shpreh britaniku.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dita e ashures baba mondi garoni per vepra te mira detyra jone eshte te ruajme njerezimin vlerat dhe familjet tona 686ce70783190
Lajmi i mëparshëm

Dita e Ashures, Baba Mondi: Garoni për vepra të mira! Detyra jonë është të ruajmë njerëzimin, vlerat dhe familjet tona

maqedonci pret homologun zviceran theksohet rendesia e diaspores dhe bashkepunimit ushtarak mes kosoves dhe zvicres 686ce746ed42f
Lajmi i radhës

Maqedonci pret homologun zviceran, theksohet rëndësia e diasporës dhe bashkëpunimit ushtarak mes Kosovës dhe Zvicrës

Të fundit nga

ShkoLartë