hambari si trashegimi e lashte vendi ku dikur ruheshin dritherat 6897c0201c9bf

Hambari si trashëgimi e lashtë, vendi ku dikur ruheshin drithërat

August 9, 2025
min lexim

Hambari ishte vendi ku dikur vendoseshin dhe ruheshin drithërat e bardha të familjeve tradicionale shqiptare, por që kryente edhe funksione të tjera brenda bashkësisë familjare. Njëri prej tyre që po i mbijeton kohës, është edhe hambar i familjes dukagjinase Shatri në fshatin Tomoc.

Për fat të keq, këto objekte të rëndësishme të trashëgimisë sonë jo fort të largët sot i gjejmë shumë pak sepse ato u dogjën e u shkatërruan sidomos gjatë luftës së fundit.

Njëri prej tyre që po i mbijeton kohës, është edhe ky hambar i familjes dukagjinase Shatri në fshatin Tomoc.

Muhamet Shatri, historian tha, se “Hambari është një objekt i vjetër prej vitit 1917, atëherë kur familja jonë, të parët e mi gjyshi im me vëllezërit e vet e kanë blerë në kohën kur austrohungaria ka qenë në pushtet këtu. Në ato vite ka qenë një zi e madhe e bukës, mungesë e madhe e ushqimit edhe këtë e kanë ble nga një rajon i atyre fiseve, katundeve t?gashit që themi ne Ushqe është. Atje e kanë punu me ato sharrat e dorës edhe ka qenë bukur vështirë sepse druri është i bungut që është dru i fortë?”.

Shatri, i cili këto ditë po i kalon pushimet në vendlindje thotë se e ruan me nostalgji, sepse, sic tha ai, i sjell në kujtesë jetën e dikurshme në familjen shumë anëtarëshe Shatri.

“Konstrukti i mbrendhëm është se ka një hyrje të madhe që është pjesa kryesore aty ka qenë trina për me shtyp misrin edhe mbrenda ka qenë një koridor i vogël pastaj janë tri ndarje. Ndarjet kanë qenë dy për misër, përkatësisht për grurë, njëkohësisht meqenëse nuk kemi pas dhoma të mjaftueshme na djemt e ri kemi fjetur këtu verës, mandej këtu e kemi pas edhe një oxhak për me i pjekë bukët?”, shtoi ai.

 Prof.Shaban Rexhahmetaj, njohës i trashëgimisë  theksoi se zakonisht përpara shtëpitë e mëdha, shtëpitë e pasura i kanë pasur hambaret.

“Hambaret kanë shërbyer për ruajtjen e misrit, për ruajtjen e grurit, kanë qenë të ndara në “preseqe”. Ky hambar që po e shohim këtu është i madh në krahasim me hambaret tjera. Edhe familja Shatri ka qenë familje e madhe edhe për atë i ka shërbye për shumë funksione”, tha ai.

Gjatë viteve të fundit janë rivitalizuar shumë objekte të trashëgimisë, megjithëkëtë institucionet tona duhet të kujdesen ende më shumë në ruajtjen e kësaj trashëgimie, e cila në Rrafshin e Dukagjinit ka qenë e bollshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

martinez emocionon me mesazhin lamtumires per barcelonen 6897c01cb7c78
Lajmi i mëparshëm

Martinez emocionon me mesazhin lamtumirës për Barcelonën

zelensky dhe starmer diskutojne luften ne ukraine 6897c14947109
Lajmi i radhës

Zelensky dhe Starmer diskutojnë luftën në Ukrainë

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë