Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, dhe Anëtarja e Bordit, Donika Kryemadhi, po marrin pjesë në Kongresin e Evropian të Atletikës, i cili po mbahet në Batumi, Georgia, nga 23–25 tetor 2025.
“Takime edukative dhe rrjetëzim për Federatat anëtare
Mbledhje sipas zonave dhe grupeve të interesit
Planifikim i kalendarit të aktiviteteve
Ceremonia Golden Tracks për shpalljen e European Athletes of the Year 2025 dhe Rising Stars 2025
-Kongresi 2025:
Asambleja e Përgjithshme e Federatave Anëtare
Forum për ndryshime në Kushtetutën e European Athletics
Zgjedhje për të plotësuar një vend në Këshillin e European Athletics
Përveç pikave të diskutimit të Kongresit, delegacioni ynë ka zhvilluar edhe takime me kryetarë të tjerë të
Federatave Anëtare, duke shkëmbyer përvojë dhe diskutuar mbi zhvillimin e atletikës në Evropë.
Ky përfaqësim forcon rolin e Kosovës në arenën evropiane të atletikës dhe mbështet zhvillimin e sportistëve tanë”, njofton Federata e Atletikës së Kosovës.
Burimi: botasot.info


