Gjithçka është gati për Maratonë ndërkombëtare “Prishtina 2025” në atletikë, e cila do të mbahet nesër.
“Organizimi po shkon gjithnjë sipas programit”,- thotë Halil Sylejmani, president i Federatës së Atletikës së Kosovës.
Sylejmani tha se vlera e shpërblimeve është mbi 27 mijë euro.
Vendi i parë të femrat dhe të meshkujt, secili shpërblehet me nga 3 mijë euro.
Atletë nga shtete të ndryshme do të garojnë në 2, 5, 10, 21 dhe 42 kilometra.
“Presim shumë nga Maratona, e cila është e 25-ta më radhë.
Mbi 40 shtete e kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Mbi 1200 garues janë regjistruar”, – tregon Sylejmani për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Sylejmani tha se e mira është se procesi po shkon sipas planit dhe pret garë edhe më cilësore se në vitet paraprake.
“Bashkëpunim ynë me organet tjera është jashtëzakonisht i mirë, e cila Maratonë vërtetë meriton të ketë epitetin gara ndërkombëtare më e madhja në Kosovë nga aspekti organizativ.
Pres cilësi më të mirë”, ka përfunduar Sylejmani.
Burimi: botasot.info


