hala spo muj me besu babai i granit plaves ende i shokuar nga krimi i djalit te tij 692c4900b12da

“Hala s’po muj me besu”, babai i Granit Plavës ende i shokuar nga krimi i djalit të tij

November 30, 2025
1 minut lexim

Babai i Granit Plavës, njërit nga të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, ende nuk mund ta besojë veprën që ka kryer djali i tij.

Në dokumentin e Forenzikës Psikiatrike, të siguruar nga gazetarja Qëndresa Tërshani, babai i Granitit ka treguar se djali i tij ishte fëmijë me zhvillim normal, pa probleme dhe pak mendjelehtë.

“Graniti është djali i imi, ka qenë fëmijë me zhvillim normal, nuk ka bo probleme, o konë pak mendjelehtë, e ka pasë një aksident me motor në Skenderaj edhe tani e kanë bo operacion në Mitrovicë. Pas atij aksidenti, kanihere u ankoje që po i dhemb krytë, po probleme diçka nuk ka bo, mirë ka shku me gruan dhe me neve, ka punu me mu edhe nëpër firma, më së shumti në ndërtimtari. Nuk po mundem me besu hala çka ka ndodh”, lexohet në dëshminë e tij.

Në të njëjtin dokument, Granit Plava ka treguar se Naim Murseli ia kishte siguruar armën me plot 20 fishekë për të vrarë Liridona Ademajn më 29 nëntor 2023.

Ai ka shtuar gjithashtu se, në natën kritike, Naimi hapi xhamin e veturës, ndërsa Graniti qëlloi dhe më pas iku nga vendi i ngjarjes.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

medon berisha shkelqen me dy asistime brenda 3 minutave asllani humb penalltine 692c48f3b6cfc
Lajmi i mëparshëm

Medon Berisha shkëlqen me dy asistime brenda 3 minutave! Asllani humb penalltinë

te shtenat me arme zjarri ne elbasan dy te proceduar dhe dy ne kerkim policia jane fshire pamjet nga kamerat e sigurise 692c49a44ec96
Lajmi i radhës

Të shtënat me armë zjarri në Elbasan, dy të proceduar dhe dy në kërkim. Policia: Janë fshirë pamjet nga kamerat e sigurisë

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë