hakohet serveri i entit shteteror te revizionit nga e maili i drejtorit po dergohen mesazhe te rreme 6a6ce5ac9e538

Hakohet serveri i Entit Shtetëror të Revizionit: Nga e-maili i drejtorit po dërgohen mesazhe të rreme

July 31, 2026
1 minut lexim
haker 780x470 1

Enti Shtetëror për Revizion njoftoi se serveri i tij ka qenë objekt i një sulmi kibernetik, gjatë të cilit nga adresa zyrtare elektronike e drejtorit Maksim Acevski po dërgohen mesazhe fishing, përkatësisht mesazhe mashtruese.

Sipas njoftimit, mesazhet e dyshimta u janë dërguar marrësve në mbarë Maqedoninë e Veriut, por edhe bashkëpunëtorëve ndërkombëtarë të institucionit. Nga Enti u bëjnë thirrje qytetarëve dhe institucioneve të mos i hapin këto mesazhe dhe të mos klikojnë në lidhjet (linket) që ato përmbajnë.

Sektori i Teknologjisë së Informacionit tashmë është duke punuar për eliminimin e problemit, ndërsa rasti është raportuar edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Ndërkohë, faqja zyrtare e Entit Shtetëror për Revizion funksionon normalisht dhe në të vazhdojnë të publikohen raportet e revizionit.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

durmishi 5 4 milione euro per mbi 1 300 vende te reja pune po permbushim premtimet 6a6ce4622fb84
Lajmi i mëparshëm

Durmishi: 5.4 milionë euro për mbi 1.300 vende të reja pune, po përmbushim premtimet

kolone e gjate e automjeteve ne dollc per shkak te punimeve 6a6cfc3799b5e
Lajmi i radhës

​Kolonë e gjatë e automjeteve në Dollc për shkak të punimeve

Të fundit nga

Historianët vijnë me propozim për president

Lidhja e Historianëve Dega në Deçan e ka propozuar Armend Mehën për president të Kosovës. Me anë të një shkrese dërguar partive opozitare, kjo Lidhje tregon edhe arsyet e këtij propozimi. “Përcjellje
ShkoLartë