Dhjetëra fluturime nga aeroporti i Moskës u anuluan sot për shkak të një sulmi kibernetik nga grupet e hakerëve pro-ukrainas, thanë autoritetet.
Linja ajrore shtetërore ruse Aeroflot raportoi se 60 fluturime nga aeroporti Sheremetyevo u anuluan për shkak të një ndërprerjeje në sistemet e saj të IT-së.
Ekspertët po punojnë për të rinisur serverët në mënyrë që trafiku ajror të mund të rifillojë, shtoi Aeroflot.
Hakerët pro-ukrainas nga grupet Silent Crow dhe Cyber Partisans BY morën përgjegjësinë për sulmin.
Ata konfirmuan se përgatitjet për sulmin ndaj Aeroflot kishin filluar prej një viti, raporton KoosvaPress.
Mediat ukrainase raportuan deklaratat e hakerëve në lidhje me “sulmin e tyre strategjik” ndaj Aeroflotit, duke thënë se ata morën kontrollin e të gjithë infrastrukturës së IT-së dhe shkatërruan 7 mijë serverë.
Ata gjithashtu pretendojnë se kanë mbledhur 12 terabajt të dhëna dhe se i kanë dërguar një mesazh FSB-së dhe agjencive të tjera të sigurisë kibernetike në Moskë se nuk janë në gjendje të mbrojnë infrastrukturën kritike të IT-së.
Burimi: botasot.info


