hakeret ruse fillojne te sulmojne signal pas skandalit te shtepise se bardhe 67e544ed46c5d

Hakerët Rusë fillojnë të sulmojnë Signal pas skandalit të Shtëpisë së Bardhë

March 27, 2025
1 minut lexim

Pasi një gazetar u vendos në një grup komunikimit të zyrtarëve të lartë Amerikanë në Signal, Pentagoni lëshoi një paralajmërim kundër përdorimit të aplikacionit për shkak të sulmeve të shumta me phishing.

“Një dobësi është identifikuar në aplikacionin Signal,” thuhej në një e-mail të departamentit raportuar nga NPR. “Grupe hakerësh Rusë po sulmojnë pajisjet me Signal për të përgjuar bisedat e enkriptuara.”

Direktiva e Pentagonit pason një skandal që, të paktën në epokat e mëparshme, do t’i kishte dhënë fund karrierës së një liste të gjatë zyrtarësh të profilit të lartë.

Kryeredaktori i The Atlantic Jeffrey Goldberg raportoi ditën e Hënë se një grup zyrtarësh të lartë të sigurisë kombëtare e kishin ftuar gabimisht në një grup në Signal ku diskutonin për sulmet ushtarake në Jemen.

Në këtë grup ishin Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, Zëvendës Presidenti JD Vance, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Michael Waltz, Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Drejtori i Inteligjencës Tulsi Gabbard, Drejtori i CIA-s John Ratcliffe dhe Zëvendës Shefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë Stephen Miller.

Një memo e Departamentit të Mbrojtjes të vitit 2023 ndalonte përdorimin e aplikacioneve celulare edhe për “informacione të paklasifikuara të kontrolluara”. NPR vëren se planifikimi ushtarak është shumë shkallë më i ndjeshëm se kaq. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

a e dini se per cfare sherben sirtari i trete ne makinen larese 67e54224668bf
Story i mëparshëm

A e dini se për çfarë shërben sirtari i tretë në makinën larëse?

kasami taravari ka mohuar se eshte takuar me ahmetin ash do te vendose nese do te shkoje vete apo me koalicionin ne zgjedhjet lokale 67e5461a90042
Story i radhës

Kasami: Taravari ka mohuar se është takuar me Ahmetin, ASH do të vendosë nëse do të shkojë vetë apo me koalicionin në zgjedhjet lokale

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë