Hakerët arritën të injektojnë dhe modifikojnë disa shtojca të Chrome me kod të dëmshëm këtë muaj duke fituar akses administratori në llogari të ndryshme përmes një sulmi me phishing.
Kompania e sigurisë kibernetike Cyberhaven ndau informacionin përmes një postimi në blog këtë fundjavë duke thënë se shtojca e saj e Chrome ishte kompromentuar më 24 Dhjetor në një sulm dhe vinte në shënjestër llogari specifike të medias sociale dhe platformave AI.
Disa shtojca të tjera janë goditur gjithashtu në mesin e Dhjetorit raportonte Reuters. Cyberhaven njoftoi përdoruesit e saj më 26 Dhjetor përmes një e-mail duke i këshilluar që të ndryshojnë fjalëkalimet.
Hetimi i parë gjeti se sulmi kishte për shënjestër llogaritë e reklamimit të Facebook me objektivin për të vjedhur të dhëna si tokenë aksesi, ID përdoruesit dhe informacione të tjera së bashku me cookie-t.
Cyberhaven ishte i parë që zbuloi sulmin më 25 Dhjetor dhe brenda një ore arriti të heqë versionet e modifikuara të shtojcës. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL